Lajmet

Kosova dhe BE-ja mbajtën takimin e tetë për çështjet ekonomike, financiare dhe statistikat

20.11.2026 13:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kosova dhe BE-ja mbajtën takimin e tetë për çështjet ekonomike, financiare dhe statistikat

Përfaqësuesit e Kosovës dhe të Komisionit Evropian kanë mbajtur në Prishtinë takimin e tetë të Nënkomitetit për Çështje Ekonomike dhe Financiare dhe Statistika, në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

Takimi vjetor shërbeu për të shqyrtuar zhvillimet ekonomike dhe financiare në Kosovë, politikat buxhetore e fiskale, mjedisin e biznesit, menaxhimin e financave publike, statistikat dhe kontrollin e brendshëm financiar publik.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua progresit të Kosovës në procesin e integrimit evropian dhe zbatimit të rekomandimeve të përcaktuara në Paketën e Zgjerimit 2026 të Komisionit Evropian.

Gjatë diskutimeve për zhvillimet ekonomike dhe fiskale u trajtuan rritja dhe struktura e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), investimet e huaja direkte, inflacioni, tregu i punës dhe bilanci financiar i jashtëm. Po ashtu, u diskutua perspektiva fiskale e vendit, sfidat dhe rreziqet buxhetore, si dhe përgatitja e buxhetit për vitin 2027.

Për më shumë lexoni njoftimin e plotë:

Më 19 nëntor, përfaqësuesit e Kosovës dhe të Komisionit Evropian mbajtën në Prishtinë takimin e tetë të Nënkomitetit për Çështje Ekonomike dhe Financiare dhe Statistika, në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

Takimi vjetor ofroi mundësi për të shqyrtuar zhvillimet ekonomike dhe financiare në Kosovë, për të shkëmbyer pikëpamje mbi politikat buxhetore dhe fiskale, si dhe për të diskutuar zhvillimet e fundit në mjedisin e biznesit, kornizën strategjike të menaxhimit të financave publike, statistikat dhe kontrollin e brendshëm financiar publik. Takimi shërbeu gjithashtu për të vlerësuar progresin e Kosovës në këto fusha si pjesë e procesit të integrimit në BE, me vëmendje të veçantë ndaj zbatimit të rekomandimeve të përcaktuara në Paketën e Zgjerimit 2026 të Komisionit Evropian.

Diskutimet mbi politikat ekonomike dhe fiskale përfshinë rritjen dhe strukturën e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), investimet e huaja direkte, inflacionin, zhvillimet në tregun e punës dhe bilancin financiar të jashtëm. Pjesëmarrësit shqyrtuan gjithashtu perspektivën e politikës fiskale të Kosovës, përfshirë vlerësimin e rreziqeve dhe sfidave fiskale, si dhe përgatitjen e buxhetit për vitin 2027. U theksua nevoja për miratimin e Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve pas përfundimit të periudhës së jostabilitetit institucional, me qëllim përcaktimin e një strategjie të qartë fiskale dhe forcimin e lidhjes së saj me procesin vjetor buxhetor, duke përmirësuar njëkohësisht konsultimet dhe përfshirjen e aktorëve të shoqërisë civile.

BE-ja nënvizoi nevojën për të ruajtur stabilitetin makrofiskal përmes respektimit të kufijve të shpenzimeve dhe deficitit të përcaktuar nga rregullat fiskale, duke u dhënë përparësi shpenzimeve transformuese që nxisin rritjen ekonomike.

Pjesëmarrësit diskutuan gjithashtu reformat strukturore që synojnë forcimin e kapacitetit të Kosovës për t’u përballur me presionin konkurrues dhe forcat e tregut. Diskutimet përfshinë mjedisin e biznesit, sistemin energjetik të Kosovës dhe privatizimin, si dhe progresin në reformat që synojnë nxitjen e zhvillimit të sektorit privat, digjitalizimin e procesit të regjistrimit të bizneseve të reja dhe tërheqjen e investimeve të huaja direkte produktive. BE-ja vuri në dukje progresin e arritur në mbikëqyrjen financiare dhe theksoi nevojën për forcimin e qeverisjes së ndërmarrjeve publike.

Takimi trajtoi më tej zhvillimet e fundit lidhur me lëvizjen e lirë të kapitalit. BE-ja mirëpriti aplikimin e fundit të Kosovës për t’u përfshirë në fushëveprimin gjeografik të Zonës së Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), të dorëzuar pas përafrimit të mëtejshëm të kornizës së saj për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.

Sa u përket statistikave, pjesëmarrësit riafirmuan se të dhënat e besueshme dhe cilësore janë të domosdoshme për hartimin e politikave ekonomike të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe të bazuara në dëshmi. Ata theksuan rëndësinë e përmirësimit të qasjes në burimet e të dhënave administrative dhe sigurimit të përdorimit sistematik të tyre.

Diskutimet theksuan gjithashtu nevojën për forcimin e kapaciteteve institucionale të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, veçanërisht duke siguruar burime të mjaftueshme njerëzore dhe financiare për Regjistrimin e Bujqësisë, i cili është shtyrë për vitin 2027.

Sa i përket kontrollit financiar, BE-ja theksoi rëndësinë e përshpejtimit të përpjekjeve për të siguruar një sistem gjithëpërfshirës të kontrollit të brendshëm financiar publik. Diskutimet nxorën në pah gjithashtu nevojën urgjente për të përmirësuar zbatimin e rekomandimeve të auditimit të jashtëm, për të forcuar kapacitetet e auditimit të brendshëm dhe për të përmirësuar transparencën e përgjithshme të raportimit në Kosovë.

Si partneri më i fuqishëm i Kosovës dhe ofruesi më i madh i ndihmës financiare, BE-ja vazhdon bashkëpunimin me Kosovën në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, duke e ndihmuar atë në zbatimin e reformave që e afrojnë Kosovën me Bashkimin Evropian.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Paraburgoset Rrahman Hoti për rastin e rëndë që ndodhi të mërkurën në Suharekë

Paraburgoset Rrahman Hoti për rastin e rëndë që ndodhi të mërkurën në Suharekë

Kosova dhe BE-ja mbajtën takimin e tetë për çështjet ekonomike, financiare dhe statistikat

Kosova dhe BE-ja mbajtën takimin e tetë për çështjet ekonomike, financiare dhe statistikat

Komisioni për Çështje të Sigurisë mban takim me Komitetin për Mbrojtje dhe Siguri të Odës Ekonomike Amerikane

Komisioni për Çështje të Sigurisë mban takim me Komitetin për Mbrojtje dhe Siguri të Odës Ekonomike Amerikane

Bajrami: Vendimi i Kuvendit për gjendjen e jashtëzakonshme në energji nuk e përmirëson furnizimin, por i arsyeton reduktimet

Bajrami: Vendimi i Kuvendit për gjendjen e jashtëzakonshme në energji nuk e përmirëson furnizimin, por i arsyeton reduktimet

Liderët evropianë të gatshëm për negociata me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Liderët evropianë të gatshëm për negociata me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Rasti i Arlinda Zekajt: Komisioni Hetimor interviston drejtoreshën e Mirëqenies Sociale

Rasti i Arlinda Zekajt: Komisioni Hetimor interviston drejtoreshën e Mirëqenies Sociale

Shukri Buja me mesazh emocionues për Jakup Krasniqin pas vizitës në Kosovë: Të përqafoj fort, Baci Jakup

Shukri Buja me mesazh emocionues për Jakup Krasniqin pas vizitës në Kosovë: Të përqafoj fort, Baci Jakup

“Belinda Balluku është modeli më i keq i qeverisjes së PS”, Spiropali flet me emra, tregon pse u shkarkua si Ministre: Kam keqardhje për të, por…

“Belinda Balluku është modeli më i keq i qeverisjes së PS”, Spiropali flet me emra, tregon pse u shkarkua si Ministre: Kam keqardhje për të, por…

Osmani: Iniciativa për Ligjin për Specialen është mashtrim i madh për qytetarët

Osmani: Iniciativa për Ligjin për Specialen është mashtrim i madh për qytetarët

Kuvendi miraton në parim Projektligjin për Buxhetin 2027

Kuvendi miraton në parim Projektligjin për Buxhetin 2027

Këshilltari i Trendafilovës pranon se Kosova ka të drejtë ta ndryshojë ligjin për Specialen, por kundërshton nismën

Këshilltari i Trendafilovës pranon se Kosova ka të drejtë ta ndryshojë ligjin për Specialen, por kundërshton nismën

Analiza/ Dënimi i dytë i Thaçit dhe rreziku i përplasjeve të reja në Kosovë

Analiza/ Dënimi i dytë i Thaçit dhe rreziku i përplasjeve të reja në Kosovë

Kurti: Importet u rritën sepse u rrit edhe fuqia blerëse

Kurti: Importet u rritën sepse u rrit edhe fuqia blerëse

Valon Syla hedh dyshime: Thuhet se dikush nga PDK ka shtuar paragrafë jashtë dakordimit me BE në ligjin për Specialen

Valon Syla hedh dyshime: Thuhet se dikush nga PDK ka shtuar paragrafë jashtë dakordimit me BE në ligjin për Specialen

Dyshime për keqpërdorim, hetuesit e krimeve ekonomike intervistojnë Drejtorin e Inspektoratit në Prishtinë

Dyshime për keqpërdorim, hetuesit e krimeve ekonomike intervistojnë Drejtorin e Inspektoratit në Prishtinë

Haziri: LDK-ja mund ta përkrahë Ligjin për Specialen nëse gjatë procesit konsultohet edhe BE-ja

Haziri: LDK-ja mund ta përkrahë Ligjin për Specialen nëse gjatë procesit konsultohet edhe BE-ja