Lajmet

Shukri Buja me mesazh emocionues për Jakup Krasniqin pas vizitës në Kosovë: Të përqafoj fort, Baci Jakup

20.11.2026 09:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Shukri Buja me mesazh emocionues për Jakup Krasniqin pas vizitës në Kosovë: Të përqafoj fort, Baci Jakup

Ish-komandanti i UÇK-së në Zonën Operative të Nerodimes, Shukri Buja, ka reaguar me një mesazh emocionues lidhur me vizitën e Jakup Krasniqit në Kosovë.

Përmes një shkrimi, Buja ka shprehur mallin dhe respektin për bashkëluftëtarin e tij, duke treguar keqardhjen që nuk pati mundësi ta takonte nga afër dhe ta përqafonte gjatë qëndrimit të tij në atdhe.

“Të pashë përmes syrit të kamerës, Bacë… Dhe më mbeti peng ajo që nuk munda të të përshëndesja, as të të përqafoja si dikur, në ditët kur bashkë e përballonim stuhinë për liri”, ka shkruar Buja.

Ai ka shprehur emocionet e tij edhe për pamjen e Krasniqit, duke veçuar mjekrën e bardhë, në të cilën, sipas tij, pasqyrohen vuajtjet, sakrificat dhe plagët e popullit shqiptar.

Në fund të mesazhit, Buja i drejtohet Krasniqit me fjalë të përzemërta, duke theksuar se largësia nuk e ka zbehur respektin dhe mallin për të.

“Të përqafoj fort, Baci Jakup! Nga larg, por me të njëjtën ndjenjë, me mallin e dikurshëm dhe me respektin e një bashkëluftëtari që nuk të ka harruar kurrë!”, ka përfunduar ai.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Shukri Buja me mesazh emocionues për Jakup Krasniqin pas vizitës në Kosovë: Të përqafoj fort, Baci Jakup

Shukri Buja me mesazh emocionues për Jakup Krasniqin pas vizitës në Kosovë: Të përqafoj fort, Baci Jakup

“Belinda Balluku është modeli më i keq i qeverisjes së PS”, Spiropali flet me emra, tregon pse u shkarkua si Ministre: Kam keqardhje për të, por…

Osmani: Iniciativa për Ligjin për Specialen është mashtrim i madh për qytetarët

Kuvendi miraton në parim Projektligjin për Buxhetin 2027

Këshilltari i Trendafilovës pranon se Kosova ka të drejtë ta ndryshojë ligjin për Specialen, por kundërshton nismën

Analiza/ Dënimi i dytë i Thaçit dhe rreziku i përplasjeve të reja në Kosovë

Kurti: Importet u rritën sepse u rrit edhe fuqia blerëse

Valon Syla hedh dyshime: Thuhet se dikush nga PDK ka shtuar paragrafë jashtë dakordimit me BE në ligjin për Specialen

Dyshime për keqpërdorim, hetuesit e krimeve ekonomike intervistojnë Drejtorin e Inspektoratit në Prishtinë

Haziri: LDK-ja mund ta përkrahë Ligjin për Specialen nëse gjatë procesit konsultohet edhe BE-ja

Rrahmani për deklaratat e Rashiqit: Kurti nuk e kundërshtoi, as nuk e shkarkoi

Bajrami publikon shifrat e Trustit Pensional dhe pyet qeverinë: Ku janë 100 mijë vendet e reja të punës, lene propagandën

Hamza: Ky nuk është buxhet zhvillimor, nuk garanton as mirëmbajtje

Kurti: Arsimi dhe drejtësia, dy shkaqet kryesore të migrimit

Abdixhiku: Kosova po mbetet e fundit në Evropë, vendit i duhen investime në energjetikë, arsim, infrastrukturë dhe teknologji

Rasti në Prevallë, tre vëllezër dërgohen për një muaj në qeli, sulmuan vëllanë, motrën dhe djalin e saj të mitur