Videoja që po e kompromenton Ramiz Lladrovcin (Video)

E publikuar: 14/12/2016 23:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, pak ditë para balotazhit në këtë komunë, po kompromentohet me anë të një videoje që po qarkullon nëpër rrjete sociale.

Video në fjalë, e shpërndarë nga Gazeta Monitor, nis me sekuenca nga fjalimet e Lladrovcit, të cilat ndërpriten për shkak të mungesës së shprehjes nga ana e kandidatit të PDK-së, deri pak javë më parë ambasador i Kosovës në Tiranë.

Më pas, aty shfaqet gruaja e Lladrovcit derisa flet për veturat e burrit të saj, dhe për pasurinë e ish-ambasadorit. Ndërkohë se pasqyrohet edhe jeta në varfëri e disa qytetarëve të Drenasit, derisa në pamje shfaqet kulla disakatëshe e familjes Lladrovci.