FA dënon Chelsean dhe Manchester Cityn

E publikuar: 13/12/2016 20:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Federata e Futbollit të Anglisë ka dënuar Chelsean dhe Manchester Cityn pas përplasjes së lojtarëve të tyre në fund të ndeshjes.

Chelsea ka mundur 1:3 Manchester Cityn në ‘Etihad Stadium’, dhe fundi i ndeshjes ishte i tensionuar pas kacafytjes mes lojtarëve.

Edhe pse u spekulua se Chelsea mund të dënohet me heqje pikësh, FA ka vendosur që ‘Blutë’ ti dënojë me 100 mijë funtre, ndërsa Manchester Cityn me 35 mijë, shkruan ‘B92’, përcjell lajmi.net.