I pari i PDK-së, Kadri Veseli, ka përgëzuar akterët politikë të Maqedonisë për procesin zgjedhorë të rregullt që e zhvilluan gjatë ditës së djeshme.
Përmes një statusi në Facebook, Veseli uron që këto zgjedhje të rëndësishme të zhbllokojnë procesin e Maqedonisë për integrimit në strukturat euro-atlantike, transmeton Indeksonline.
Ja postimi i tij:
Përgëzoj aktorët politikë të Maqedonisë për procesin zgjedhor të rregullt që u zhvillua atje. Uroj që këto zgjedhje të rëndësishme për fqinjët tanë të zhbllokojnë procesin e tyre të integrimit në strukturat euro-atlantike. Për shqiptarët në Maqedoni, tashmë uniteti është jetik.