VMRO-DPMNE dhe Bashkimi Demokratik për Integrim e ruajtën shumicën në Parlamentin e Maqedonisë pas ditës së djeshme zgjedhore dhe ne si vend mik presim që së shpejti ta formojnë koalicionin stabil qeveritar.
Këtë sot e porositi ministri i Punëve të Jashtme i Hungarisë, Petert Sijarto, pas mëngjesit të punës të Këshillit të BE-së me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë Nikolla Poposki, që ai dhe kolegët e tij austriak dhe slloven, Sebastian Kurc dhe Karl Erjavec e organizuan në Bruksel, lajmëron korrespondenti i MIA-s.
Duke e uruar Maqedoninë për ditën e suksesshme zgjedhore me organizim të zgjedhjeve të drejta dhe demokratike, Sijarto theksoi se Maqedonia e dha testin e demokracisë në të cilin ishte vënë nga ana e Bashkimit Evropian.
Njeriu i parë i diplomacisë hungareze ia uroi fitoren VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së dhe porositi se pret që ky koalicion qeveritar me partnerët e njëjtë në këto dy parti të vazhdojë të funksionojë edhe në katër vitet në vijim./MIA/