Sulmuesi i Feyenoord ”joshë” gjigandët evropian

E publikuar: 12/12/2016 01:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sulmuesi danez, Nicolai Jorgensen po shkëlqen me skuadrën e Feyenoord këtë sezon në Eredivisie.
23-vjeçari ka ”gisht” në 50% të golave të Feyenoordit deri më tani, teksa ka bërë që ai të jetë në qendër të interesimit nga klubet e mëdha evropiane.

Ish-sulmuesi i Leverkusenit u transferua në Feyenoord në merkaton e verës nga skuadra e Copenhagen dhe deri më tani danezi ka shënuar 12 gola në 15 paraqitje për skuadrën e tij të re.

Forma e tij e lartë u pa edhe në ndeshjen e fundit të kryesuesit aktual të Eredivisies, pasi që Jorgensen shënoi 1 gol dhe asistoi dy herë në fitoren prej 4:0 kundër AZ Alkmaar. /Sportali