Nikola Gruevski, lideri i VMRO-DPMNE, ka thënë se partia e tij ka dalur fituese dhe ka deklaruar se nga rezultatet e deri tanishme, ata kanë mbi 400 mijë vota dhe prin bindshëm mbi socialistët e LSDM-së, njofton Klan Kosova.
Gruevski ka thënë se qytetarët i besuan partisë së tij dhe vizionit të VMRO-së, prandaj këto do të jenë zgjedhjet e 10-ta me radhë të fituara prej tyre.
Ai i ka cilësuar zgjedhjet si korrekte dhe të suksesshme, që sipas tij kanë dëshmuar se Maqedonia është një vend demokratik.
“Kemi fituar zgjedhjet, jemi fitues me mbi 400 mijë vota. Urime për zgjedhje të suksesshme. Patëm zgjedhje korrekte dhe demokratike. Kjo është fitorja e 10 me radhë. Qytetarë mbështetën koalicionin tonë”, tha Gruevski, njofton Klan Kosova.



















