LSDM para VMRO-së, afër t’i fitojë zgjedhjet

E publikuar: 11/12/2016 23:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partia socialiste Maqedonase LSDM është afër që pas disa vitesh të fitojë përsëri zgjedhjet në Maqedoni në krye me liderin e saj Zoran Zaev, njofton Klan Kosova.

Nëse kjo ndodh, atëherë Nikola Gruevski dhe partia e tij VMRO-DPMNE do të shijonin humbjen pas një kohe të gjatë.

Nga numërimi ende i papërfunduar i votave për momentin LSDM është para VMRO-së, por ende nuk ka një rezultat përfundimtar.

Deri më tani LSDM ka rreth shtatë mijë vota më shumë se VMRO-ja.

LSDM-ja në këto zgjedhje është përkrahur më shumë edhe nga shqiptarët në Maqedoni.

Sipas asaj që ka shpalosur Zaev, ai është për një barazi mes etnive në Maqedoni dhe për formimin e një qeverie për të gjithë qytetarët e shtetit.

LSDM-ja është përkrahur edhe nga spektri ndërkombëtar.