Shpërthimi i fuqishëm që ndodhi të Premten, mbas orës 22:00 në qendër të kryeqytetit, ka mujt me qenë fatal për shumë qytetarë.
Vetëm pak minuta mbas përfundimit të koncertit që asht mbajtë në sheshin kryesor, nji person i dyshuem ka montue dhe eksplodue bombën, shpërthimi i së cilës asht ndigjue shumë larg dha ka shqetësue banorët.
Indeksonline ka sigurue pamje ekskluzive, derisa shihet pikërisht personi që realizoi këtë ‘operacion’, për identitetin e të cilit besohet se në dijeni janë edhe organet e drejtësisë.