Club America arriti të mundë në gjysmëfinalen e parë skuadrën koreane të Jeonbuk Motors me rezultatin 2-1 duke siguruar një vend në gjysëmfinalen përballë Realit të Madridit. Skuadra meksikane arriti të përmbysë rezultatin në këtë sfidë me koreanët që kaluan të parët në epërsi në minutën e 23-të kur Kim Bokyung arriti të devijonte për në portë një pasim të ëonjaes. Club America ju afrua golit në minutën e 31-të por goditja e Romeros u ndal nga shtylla. Në minutën e 58-të meksikanët arritën të barazonin rezultatin me Michael Arroyo-n që shërbeu saktë për Romeron. Romero ishte heroi i ndeshjes teksa realizoi dhe golin e 2-1 në të 74-trën duke i dhënë kualifikimin skaudrës së tij për në gjysmëfinalen me Kampionët e Europës së Realit të Madridit më 15 dhjetor.
Ndërkohë Kashima Antlers, që merr pjesë si përfaqësuese e vendit organizator mundi në cerekfinalen tjetër 2-0 afrikano-jugorët e Mamelodi Sundoëns. Gjithcka u zgjidh në pjesën e dytë për ekipin japonez me Endon dhe Kanazakin që shënuan në minutat 63-të dhe 88-të. Me datë 14 dhjetor Kashima Antlers do të përballet në gjysëmfinale me kampionen e Amerikës së Jugut, Atletico Nacional.


















