Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar veteranët e luftës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me rastin e 11 Nëntorit – Ditës së Veteranit.
Përmes një mesazhi, Haradinaj ka shprehur mirënjohjen e përjetshme të popullit të Kosovës për shërbimin dhe sakrificën e veteranëve amerikanë, duke theksuar kontributin e tyre për lirinë dhe paqen në botë, por edhe për lirinë e Kosovës.
“Ne, populli i Kosovës, jemi përjetësisht falënderues për shërbimin e tyre, shërbim i cili ndihmoi lirinë dhe paqen në botë, por solli lirinë edhe në Kosovë. Heronjtë amerikanë janë edhe heronj të Kosovës”, ka deklaruar Haradinaj.
Ai ka vlerësuar guximin dhe sakrificën e veteranëve amerikanë, duke theksuar lidhjen e veçantë të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.































