Lajmet

Nga dje nuk lëviz as treni Prishtinë–Pejë, Kurti u flet francezëve për hekurudhat e Kosovës

10.11.2026 16:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Nga dje nuk lëviz as treni Prishtinë–Pejë, Kurti u flet francezëve për hekurudhat e Kosovës

Më 9 nëntor, treni i vetëm që operon në Kosovë ndali qarkullimin. Një ditë më vonë, në Paris, kryeministri Albin Kurti foli për “projekte të mëdha hekurudhore”.

Derisa në Kosovë hekurudhat përballen me ndërprerje të qarkullimit, Kurti po qëndron në Francë, ku po mbahet Forumi i Paqes. Gjatë një interviste të dhënë të martën për Radio France Internationale (RFI), ai foli për stabilitetin institucional dhe planet që, sipas tij, e presin Kosovën në vitet e ardhshme.

Kryeministri përmendi projektet infrastrukturore, duke veçuar hekurudhat dhe digat. Sipas tij, pas përfundimit të procesit të konstituimit të institucioneve, vendi ka hyrë në një periudhë stabiliteti që duhet të shfrytëzohet për projekte të mëdha.

“Herën e parë, nuk u lejua konstituimi i Kuvendit, herën e dytë nuk u lejua zgjedhja e presidentit, ndërkaq pas herës së tretë e kemi konstituuar edhe Kuvendin edhe e kemi zgjedhur Qeverinë, edhe e kemi zgjedhur presidenten e re. Kemi stabilitet të plotë institucional 4 vite përpara, kemi shumë projekte përpara, sikurse ato infrastrukturore për hekurudha dhe për diga”, tha kryeministri i Kosovës.

Por, teksa Kurti fliste në Paris për të ardhmen e hekurudhave, realiteti në Kosovë ofronte një pamje krejt tjetër.

Më 9 nëntor, treni i vetëm që operon në linjën hekurudhore Prishtinë-Pejë ndërpreu qarkullimin. Shkak u bë greva e paralajmëruar nga organizatat sindikale të Infrakos-it, ndërmarrjes përgjegjëse për menaxhimin e infrastrukturës hekurudhore.

Në njoftimin e saj, Trainkos kishte paralajmëruar ndërprerjen e shërbimeve për udhëtarët:

“Ndërmarrja Publike Trainkos Sh.A. njofton udhëtarët se, bazuar në njoftimet për grevë të organizatave sindikale të Infrakos (menaxheri i infrastrukturës), më 9 nëntor 2026 mund të ketë ndryshime në qarkullimin e trenave: • Treni nr. 4201, i cili niset nga Prishtina në orën 07:50, do të ndërpresë qarkullimin në Fushë Kosovë, pasi në orën 08:00 Infrakos ndalon ofrimin e shërbimeve ndaj nesh si klient i tyre. • Pas këtij treni, për shkak të ndërprerjes së shërbimeve infrastrukturore, të gjithë trenat e tjerë do të pushojnë së qarkulluari deri në normalizimin e situates”, u tha në njoftim.

Premtime për diga, por buxhet i kufizuar

Përveç hekurudhave, në intervistën e tij në Paris, Kurti përmendi edhe ndërtimin e digave, një tjetër projekt që e ka përfshirë vazhdimisht në planet e tij infrastrukturore.

Megjithatë, shifrat e Projektbuxhetit për vitin 2027 tregojnë se financimi i paraparë për këto projekte mbetet dukshëm më i ulët sesa kostoja e tyre e pritshme.

Nacionale raportoi ditë më parë se Qeveria ka paraparë vetëm 1.5 milionë euro për ndërtimin e pesë digave gjatë vitit 2027. Deri në vitin 2029, shuma e planifikuar arrin në vetëm 28 milionë euro.

Kjo, ndonëse kostoja e përgjithshme e paraparë për realizimin e këtyre projekteve pritet të arrijë rreth gjysmë miliardi euro.

Kështu, ndërsa në paraqitjet e tij jashtë vendit Kurti rendit hekurudhat dhe digat si projekte të mëdha për të ardhmen e Kosovës, në vend mbeten sfidat e funksionimit të shërbimeve ekzistuese dhe dilemat për financimin e projekteve të premtuara.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Nga dje nuk lëviz as treni Prishtinë–Pejë, Kurti u flet francezëve për hekurudhat e Kosovës

Nga dje nuk lëviz as treni Prishtinë–Pejë, Kurti u flet francezëve për hekurudhat e Kosovës

Kurti pyetet për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kurti pyetet për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri Kurti takohet me kryetarin e Parisit, Grégoire-diskutojnë për mundësitë e ndëveprimit konkret

Kryeministri Kurti takohet me kryetarin e Parisit, Grégoire-diskutojnë për mundësitë e ndëveprimit konkret

Policia apelon për kujdes nga mashtrimet online gjatë shitjes së produkteve

Policia apelon për kujdes nga mashtrimet online gjatë shitjes së produkteve

Përplasje për rendin e ditës në Komisionin për Ekonomi, LVV-ja kërkon shqyrtimin e Projektligjit për Rregullatorin e Energjisë

Përplasje për rendin e ditës në Komisionin për Ekonomi, LVV-ja kërkon shqyrtimin e Projektligjit për Rregullatorin e Energjisë

Arrestime të njëpasnjëshme, Serbia hap sirtarët e drejtësisë pas humbjes së Vuçiqit

Arrestime të njëpasnjëshme, Serbia hap sirtarët e drejtësisë pas humbjes së Vuçiqit

Eksperti i ekonomisë: Shporta familjare në Kosovë u shtrenjtua për 78 euro në muaj

Eksperti i ekonomisë: Shporta familjare në Kosovë u shtrenjtua për 78 euro në muaj

“Dielli nuk mbulohet me shoshë”, Bajrami reagon pasi presidentja zhvendosi fotografinë e Rugovës dhe atë të deklaratës së pavarësisë

“Dielli nuk mbulohet me shoshë”, Bajrami reagon pasi presidentja zhvendosi fotografinë e Rugovës dhe atë të deklaratës së pavarësisë

Liburn Aliu jep dorëheqje nga drejtimi i Portit të Durrësit

Liburn Aliu jep dorëheqje nga drejtimi i Portit të Durrësit

Kurti shkruan për takimet në Paris, para nisjes së Forumit të Paqes: Me miq dhe përkrahës të Kosovës

Kurti shkruan për takimet në Paris, para nisjes së Forumit të Paqes: Me miq dhe përkrahës të Kosovës

Gruaja e shoqëron Kurtin në vizita ndërkombëtare, më rrallë në Kosovë

Gruaja e shoqëron Kurtin në vizita ndërkombëtare, më rrallë në Kosovë

Maqedonci takon ambasadorin e Belgjikës, diskutohet thellimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes

Maqedonci takon ambasadorin e Belgjikës, diskutohet thellimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes

Afaristi gjilanas bëhet pronar i hotelit më të madh në Ksamil, investimi kap vlerën e 6 milionë eurove

Afaristi gjilanas bëhet pronar i hotelit më të madh në Ksamil, investimi kap vlerën e 6 milionë eurove

Ligji për Specialen, Çitaku: PDK-ja s’ka hequr dorë, me VV-në kemi pajtueshmëri për përmbajtjen, po diskutojmë për procedurën

Ligji për Specialen, Çitaku: PDK-ja s’ka hequr dorë, me VV-në kemi pajtueshmëri për përmbajtjen, po diskutojmë për procedurën

Shiroka-Pula priti në takim ambasadorin gjerman, diskutojnë për marrëdhëniet mes të dyja vendeve

Shiroka-Pula priti në takim ambasadorin gjerman, diskutojnë për marrëdhëniet mes të dyja vendeve

Lladrovci kritikon pretendentët për kryetar të PDK-së: Mos u sakrifikoni, lëreni të fitojë programi dhe aftësia

Lladrovci kritikon pretendentët për kryetar të PDK-së: Mos u sakrifikoni, lëreni të fitojë programi dhe aftësia