Cristiano Ronaldo është një makineri parash

E publikuar: 10/12/2016 15:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Asi i Los Blancos përfiton gati sa një skuadër prestigjioze secilin vit, pasi emri i tij tashmë është kthyer në markë botërore

Cristiano Ronaldo është një makineri parash, gjë që tregohet në deklaratën e të ardhurave për vitin e shkuar, publikuar nga stafi i portugezit.

Sipas të dhënave, vitin e shkuar Ronaldo ka deklaruar te autoritetet spanjolle 203.79 milionë Euro. Në teori, marka Ronaldo arrin të arkëtojë pothuajse sa një klub prestigjoz.

Vendimi për të publikuar dokumentat e deklarimit të pasurisë vjen pas akuzave për fshehje të të ardhuravenë vitet 2011-2013. Dokumentat e Football Leaks e akuzonin portugezin për fshehjen e të ardhurave në një parajsë fiskale.

Aktualisht, ai përfiton 21 milionë euro në sezon nga Reali i Madridit, por të ardhurat e tij janë disafish më të mëdha pasi Cristiano Ronaldo është kthyer në një markë botërore.

Pjesa tjetër e fitimeve të tre herë fituesit të Topit të Artë vijnë nga marrëveshjet komerciale apo sponsorët personalë të portugezit që mund të konsiderohet pa frikë edhe si një nga sportistët më të pasur të planetit.