Lajmet

BE-ja u jep udhëzime qytetarëve: Bëni gati furnizime dhe një çantë me rezerva ushqimore e ujë për 72 orë

06.11.2026 14:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
BE-ja u jep udhëzime qytetarëve: Bëni gati furnizime dhe një çantë me rezerva ushqimore e ujë për 72 orë

Komisioni Evropian ka publikuar udhëzime të reja për qytetarët e Bashkimit Evropian, duke u bërë thirrje që të përgatiten më mirë për situata emergjente dhe fatkeqësi të ndryshme, përfshirë ndërprerjet e energjisë elektrike, sulmet kibernetike dhe krizat e tjera.

ipas rekomandimeve, çdo familje duhet të sigurojë rezerva ushqimore, ujë dhe artikuj të tjerë bazë, të mjaftueshëm për të përballuar të paktën 72 orët e para të një krize, deri në organizimin dhe mbërritjen e ndihmës nga shërbimet publike.

Udhëzimet u prezantuan në Forumin Evropian për Mbrojtjen Civile në Bruksel nga komisionerja evropiane për gatishmëri dhe menaxhimin e krizave, Hadja Lahbib.

Ajo theksoi se orët e para janë vendimtare në situata emergjente dhe se secili qytetar duhet të dijë si ta mbrojë familjen dhe si t’u ndihmojë të tjerëve.

Sipas saj, përgatitja duhet të fillojë në shtëpi, shkolla dhe komunitetet lokale.

Rekomandohet edhe një çantë për evakuim

Një nga rekomandimet kryesore të Komisionit Evropian është që familjet të kenë të përgatitur një çantë emergjente me gjërat më të domosdoshme, në rast se duhet të largohen shpejt nga banesat e tyre.

Përveç rezervave ushqimore dhe ujit për tri ditë, udhëzimet përfshijnë edhe edukimin për situatat e krizave në kopshte dhe shkolla, përmes aktiviteteve të përshtatura për moshën e fëmijëve dhe pa shkaktuar frikë.

Po ashtu, kërkohen masa të veçanta për mbrojtjen e personave me aftësi të kufizuara, si dhe komunikim më i shpejtë dhe më i qartë nga autoritetet për rreziqet që mund të paraqiten.

23 tetori propozohet si Dita Evropiane e Gatishmërisë

Komisioni Evropian ka propozuar që 23 tetori të shpallet Dita Evropiane e Gatishmërisë, e cila do të shënohej çdo vit duke filluar nga viti 2027.

Kjo datë është zgjedhur pasi shënon themelimin e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile në vitin 2001. Qëllimi është që qytetarët dhe autoritetet lokale të ndërgjegjësohen për rreziqet dhe të zhvillojnë ushtrime të rregullta për përballimin e situatave emergjente.

Propozimi është mbështetur edhe në rekomandimet e një paneli prej 150 qytetarësh nga shtetet anëtare të BE-së, të cilët kanë kërkuar përfshirje më të madhe të publikut në sistemet e mbrojtjes dhe shpëtimit.

Testime për shërbimet e mbrojtjes civile

Përveç rekomandimeve për qytetarët, Brukseli u ka bërë thirrje edhe shteteve anëtare që të zhvillojnë rregullisht teste për vlerësimin e gatishmërisë dhe plane për vazhdimësinë e punës në situata krize.

Qendrat kombëtare të mbrojtjes civile duhet të sigurojnë funksionim dhe koordinim të pandërprerë të ndihmës, 24 orë në ditë, edhe në rastet e ndërprerjes së energjisë elektrike, rënies së rrjeteve të komunikimit apo sulmeve kibernetike.

Megjithëse këto udhëzime nuk janë ligjërisht të detyrueshme, ato janë pjesë e strategjisë më të gjerë të BE-së për forcimin e qëndrueshmërisë ndaj krizave.

Strategjia mbështetet në raportin e vitit të kaluar të ish-presidentit finlandez Sauli Niinistö, ku paralajmërohej se Evropa, për shkak të shtimit të fatkeqësive klimatike dhe kërcënimeve gjeopolitike, duhet të krijojë një kulturë të gatishmërisë në të gjitha nivelet e shoqërisë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Trump kërcënon demokratët: Nëse nuk bashkëpunoni, do të përdor veton

Trump kërcënon demokratët: Nëse nuk bashkëpunoni, do të përdor veton

BE-ja u jep udhëzime qytetarëve: Bëni gati furnizime dhe një çantë me rezerva ushqimore e ujë për 72 orë

BE-ja u jep udhëzime qytetarëve: Bëni gati furnizime dhe një çantë me rezerva ushqimore e ujë për 72 orë

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Haxhiu i bën bashkë shefat e grupeve parlamentare

Haxhiu i bën bashkë shefat e grupeve parlamentare

Gërvalla në Forumin Ministror të BE-së: Asnjë pozitë publike, asnjë pasuri dhe asnjë lidhje politike nuk duhet të jetë mburojë përballë ligjit

Gërvalla në Forumin Ministror të BE-së: Asnjë pozitë publike, asnjë pasuri dhe asnjë lidhje politike nuk duhet të jetë mburojë përballë ligjit

Presidentja priti të takim një delegacion të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Presidentja priti të takim një delegacion të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Kurti: Deficiti tregtar mbetet një nga sfidat kryesore të ekonomisë

Kurti: Deficiti tregtar mbetet një nga sfidat kryesore të ekonomisë

Fried: Kosova duhet të marrë vetë iniciativa për të përmirësuar raportet me Uashingtonin

Fried: Kosova duhet të marrë vetë iniciativa për të përmirësuar raportet me Uashingtonin

Profesori amerikan: Zhvillimet në Serbi mund të shtojnë angazhimin e SHBA-së në dialogun me Kosovën

Profesori amerikan: Zhvillimet në Serbi mund të shtojnë angazhimin e SHBA-së në dialogun me Kosovën

Dhëndri i shefit të Prokurimit në Policinë e Kosovës u shpall fitues i tenderit 1.2-milionësh për autobusë, procedura u anulua pas dy vjetësh

Dhëndri i shefit të Prokurimit në Policinë e Kosovës u shpall fitues i tenderit 1.2-milionësh për autobusë, procedura u anulua pas dy vjetësh

Hykmete Bajrami e gatshme të përballet me Përparim Ramën për kreun e LDK: S’tërhiqem për shkak të kandidaturave tjera

Hykmete Bajrami e gatshme të përballet me Përparim Ramën për kreun e LDK: S’tërhiqem për shkak të kandidaturave tjera

Avni Dehari arsyeton mosveprimet e VV-së për rastin e Astritit, akuzon pushtetet e kaluara

Avni Dehari arsyeton mosveprimet e VV-së për rastin e Astritit, akuzon pushtetet e kaluara

Bajrami: Po paguajmë nga xhepat, nga janari në shtator u importuan 182 milionë euro energji, vitin e kaluar 259 milionë euro

Nëna e Astrit Deharit: Çdo përvjetor po bëhet më i rëndë, 10 vjet janë shumë

Nëna e Astrit Deharit: Çdo përvjetor po bëhet më i rëndë, 10 vjet janë shumë

Hoxhaj në Samitin e IPAC-ut në Hagë: Anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe BE, përgjigjja ndaj ndikimit kinez

Hoxhaj në Samitin e IPAC-ut në Hagë: Anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe BE, përgjigjja ndaj ndikimit kinez

Publikohet mesazhi në profilin e Hashim Thaçit në Facebook: “Do të dal i pastër si loti nga ky rrugëtim”

Publikohet mesazhi në profilin e Hashim Thaçit në Facebook: “Do të dal i pastër si loti nga ky rrugëtim”