Lajmet

Kurti: Deficiti tregtar mbetet një nga sfidat kryesore të ekonomisë

06.11.2026 12:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kurti: Deficiti tregtar mbetet një nga sfidat kryesore të ekonomisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Albin Kurti ka thënë se deficiti tregtar vazhdon të mbetet një nga sfidat kryesore të ekonomisë së vendit, raporton Ekonomia Online.

Këto komente Kurti i bëri në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeës së bashkëpunimit për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale në Kosovë.

“Përkundër rritjes ekonomike që kemi shënuar na duhet të pranojmë që deficiti tregtar mbetet një nga sfidat kryesore të ekonomisë sonë. Gjatë vitit 2025 Kosova importi mallra në vlerë prej shtatë miliardë eurosh, ndërsa eksportoi rreth një miliardë euro. Edhe në vitin 2026 pavarësisht rritjes së eksportit hendeku tregtar po vazhdon të jetë i madh”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, shtylla e parë e progarmit qeverisës i kushtohet ekonomisë qarkore dhe asaj konkurruese.

“Shtylla e parë e programit tonë qeverisës i kushtohet ekonomisë qarkore dhe konkurruese. Prandaj nisa e projektit për zhvillimin e parqeve eko-industriale është në linnë të plotë me orientimin tonë strategjik dhe lidhet drejtëpërdrejtë me mënyrën se si do të zhvillohet industria dhe ekonomia e Republikës sonë në vitet në vijim.”, ka thënë ndër të tjera Kurti.

Kurti, ka shtuar se gjatë viteve të fundit ekonomia e Kosovës ka shënuar rritje të ndjeshme, duke thënë se duan që sa më shumë mallra që blehen nga jashtë të prodhohen në Kosovë.

“Gjatë viteve të fundit ekonomia e Kosovës ka shënuar rritje të ndjeshme. Bruto produkti vendor është rritur përafërsisht e mesatarisht me nga një miliarde euro në vit, ndërkohë që më herët nevojiteshin tri vjet për një rritje të tillë. Në të njëjtën periudhë gjatë këtyre pesë viteve të fundit mbi 85 mijë vende të reja të punës janë krijuar. Eksportet e shërbimeve gati janë trefishuar ndërkaq investimet e huaja direkte kanë kaluar për herë të parë vlerën prej një miliardë eurosh. E, ne duam që sa më shumë mallra që sot i blejmë nga jashtë të prodhohen në Kosovë. Prandaj, parqet industriale i shohim si një nga mekanizmat që mund të ndihmojnë në arritjen e këtj qëllimi. Ato u ofrojnë bizneseve vendore hapësirën dhe infratsurkturën e nevojshme për t’i zgjeruar kapacitetet prodhuese. Ndërsa, krijojnë kushte më tërheqëse për investitorët e huaj që dëshirojnë të zhvendosin një pjesë të veprimtarisë së tyre prodhuese në vendin tone”, ka thënë ai.

“Për ne është e rëndësishme që investimet e tilla të sjellin jo vetëm kapital, por edhe vende të reja pune, teknologji, njohuri dhe mundësi për bashkëpunim me furnizuesit vendorë. Në tërheqjen e këtyre investimeve, diaspora jonë ka një rol të veçantë. Në Gjermani, Zvicër, Francë, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera, kemi shumë ndërmarrës me origjinë nga Kosova që kanë ndërtuar biznese të suksesshme dhe që mund të bëhen urë lidhëse mes ekonomisë sonë dhe tregjeve ndërkombëtare. Ata mund të sjellin në Kosovë jo vetëm kapitalin dhe përvojën e tyre, por edhe partnerët e tyre të biznesit dhe rrjetet e bashkëpunimit.Kosova ka disa përparësi për investime të tilla. Pozita e saj gjeografike, afërsia me tregun e Bashkimit Evropian, fuqia punëtore e kualifikuar dhe politika fiskale konkurruese krijojnë kushte të mira për zhvillimin e veprimtarisë prodhuese. Me rritjen e prodhimit vendor, mund të zëvendësojmë një pjesë të mallrave që sot i importojmë dhe të rrisim eksportin e produkteve tona “Made in Kosova”, ka deklaruar Kurti.

Kyreministri, ka thënë se në dialog të vazhdueshëm me sektorin privat dhe prodhuesit vendorë, kanë hartuar edhe Planin një miliard euro për prodhim dhe industri.

“Në këtë frymë, në dialog të vazhdueshëm me sektorin privat dhe prodhuesit vendorë, kemi hartuar edhe Planin Një Miliard Euro për prodhim dhe industri. Ky plan, i hartuar në dialog me bizneset dhe bazuar në nevojat e tyre, synon të lehtësojë financimin e investimeve në kapacitete të reja prodhuese dhe zgjerimin e veprimtarisë ekonomike. Së bashku me zhvillimin e parqeve eko-industriale, plani pritet të krijojë kushte më të mira për investime, rritje të prodhimit vendor dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Përveç krijimit të kushteve për investime dhe zgjerim të prodhimit, rëndësi të veçantë ka edhe mënyra se si zhvillohet ky prodhim. Në këtë drejtim, parqet eko-industriale krijojnë mundësi për një industri më moderne dhe efikase, me shfrytëzim më të mirë të burimeve dhe ndikim më të vogël në mjedis. Ato plotësojnë përpjekjet tona për të rritur përdorimin e energjisë së ripërtëritshme dhe për t’i përgatitur bizneset për kërkesat gjithnjë e më të larta të tregut evropian. Zhvillimi i parqeve industriale do të shtrihet në të gjitha rajonet e Kosovës, pa përjashtim, përfshirë edhe dy parqe në pjesën veriore të vendit. Pas vendosjes së rendit dhe ligjit në këtë pjesë të Kosovës, po e zhvendosim gradualisht vëmendjen drejt zhvillimit ekonomik, krijimit të vendeve të punës dhe përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve që jetojnë atje”, ka thënë ai.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


BE-ja u jep udhëzime qytetarëve: Bëni gati furnizime dhe një çantë me rezerva ushqimore e ujë për 72 orë

BE-ja u jep udhëzime qytetarëve: Bëni gati furnizime dhe një çantë me rezerva ushqimore e ujë për 72 orë

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Haxhiu i bën bashkë shefat e grupeve parlamentare

Haxhiu i bën bashkë shefat e grupeve parlamentare

Gërvalla në Forumin Ministror të BE-së: Asnjë pozitë publike, asnjë pasuri dhe asnjë lidhje politike nuk duhet të jetë mburojë përballë ligjit

Gërvalla në Forumin Ministror të BE-së: Asnjë pozitë publike, asnjë pasuri dhe asnjë lidhje politike nuk duhet të jetë mburojë përballë ligjit

Presidentja priti të takim një delegacion të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Presidentja priti të takim një delegacion të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Kurti: Deficiti tregtar mbetet një nga sfidat kryesore të ekonomisë

Kurti: Deficiti tregtar mbetet një nga sfidat kryesore të ekonomisë

Fried: Kosova duhet të marrë vetë iniciativa për të përmirësuar raportet me Uashingtonin

Fried: Kosova duhet të marrë vetë iniciativa për të përmirësuar raportet me Uashingtonin

Profesori amerikan: Zhvillimet në Serbi mund të shtojnë angazhimin e SHBA-së në dialogun me Kosovën

Profesori amerikan: Zhvillimet në Serbi mund të shtojnë angazhimin e SHBA-së në dialogun me Kosovën

Dhëndri i shefit të Prokurimit në Policinë e Kosovës u shpall fitues i tenderit 1.2-milionësh për autobusë, procedura u anulua pas dy vjetësh

Dhëndri i shefit të Prokurimit në Policinë e Kosovës u shpall fitues i tenderit 1.2-milionësh për autobusë, procedura u anulua pas dy vjetësh

Hykmete Bajrami e gatshme të përballet me Përparim Ramën për kreun e LDK: S’tërhiqem për shkak të kandidaturave tjera

Hykmete Bajrami e gatshme të përballet me Përparim Ramën për kreun e LDK: S’tërhiqem për shkak të kandidaturave tjera

Avni Dehari arsyeton mosveprimet e VV-së për rastin e Astritit, akuzon pushtetet e kaluara

Avni Dehari arsyeton mosveprimet e VV-së për rastin e Astritit, akuzon pushtetet e kaluara

Bajrami: Po paguajmë nga xhepat, nga janari në shtator u importuan 182 milionë euro energji, vitin e kaluar 259 milionë euro

Nëna e Astrit Deharit: Çdo përvjetor po bëhet më i rëndë, 10 vjet janë shumë

Nëna e Astrit Deharit: Çdo përvjetor po bëhet më i rëndë, 10 vjet janë shumë

Hoxhaj në Samitin e IPAC-ut në Hagë: Anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe BE, përgjigjja ndaj ndikimit kinez

Hoxhaj në Samitin e IPAC-ut në Hagë: Anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe BE, përgjigjja ndaj ndikimit kinez

Publikohet mesazhi në profilin e Hashim Thaçit në Facebook: “Do të dal i pastër si loti nga ky rrugëtim”

Publikohet mesazhi në profilin e Hashim Thaçit në Facebook: “Do të dal i pastër si loti nga ky rrugëtim”

Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?

Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?