Zidane: James do të luajë për këtë ekip

E publikuar: 09/12/2016 16:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit, ka zbuluar të ardhmen e James Rodriguezit
James Rodriguez nuk po kalon momente të mira në Real Madrid. Kolumbianit i ka humbur shkëlqimi, derisa tani po aktivizohet rrallë edhe nga Zinedine Zidane.

Por, pavarësisht kësaj, trajneri francez ka zbuluar se ish mesfushori i Portos dhe Monacos nuk do të largohet nga Real Madridi, përcjell Express.

“James nuk do të largohet nga këtu sigurt. Unë nuk duan që ai të largohet”, ka deklaruar Zidane në konferencën për media para ndeshjes me Deportivon.

Ky është një lajm i keq për Interin, pasi klubi italian ka planifikuar të shpenzoj 60 milionë euro për kolumbianin. /Express/