Lajmet

Musliu-Shoshi-deputetëve: Përgjegjësia për përmbylljen e procesit për Ligjin për Specialen është e përbashkët

02.11.2026 15:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Musliu-Shoshi-deputetëve: Përgjegjësia për përmbylljen e procesit për Ligjin për Specialen është e përbashkët

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi për “Front Online” është deklaruar lidhur me rikthimin në Kuvend të Ligjit pë Specialen nga presidentja, duke thënë se qëndrimi i PDK-së është që ligji të rishqyrtohet për t’u fuqizuar juridikisht dhe jo të anulohet.

Musliu-Shoshi ka deklaruar se qëllimi i partisë së saj mbetet mbrojtja e të drejtave të çlirimtarëve të UÇK-së dhe garantimi i një procesi të drejtë gjyqësor.

“Së pari, dua ta bëj të qartë se PDK-ja nuk ka kërkuar anulimin e ligjit, por rishqyrtimin e tij për ta fuqizuar juridikisht. Qëllimi ynë mbetet i pandryshuar: mbrojtja e të drejtave të çlirimtarëve të UÇK-së dhe garantimi i një procesi të drejtë gjyqësor”, ka deklaruar ajo.

Ajo ka thënë se pret që komisioni përgjegjës parlamentar t’i shqyrtojë rekomandimet profesionale që janë paraqitur në fazën përfundimtare të miratimit të ligjit.

“Presim që komisioni përgjegjës parlamentar t’i shqyrtojë rekomandimet profesionale që kanë ardhur në fazën përfundimtare të miratimit të ligjit dhe që nuk kemi pasur kohë t’i adresojmë atëherë”, është shprehur Musliu-Shoshi.

Sa u përket ndryshimeve të mundshme në ligj, deputetja e PDK-së ka bërë të ditur se janë duke u shqyrtuar disa zgjidhje juridike.

“Sa u përket ndryshimeve konkrete, aktualisht po shqyrtohen disa zgjidhje juridike dhe nuk do të ishte serioze t’i paragjykonim para se të dakordohen përfundimisht”, ka thënë ajo.

Musliu-Shoshi u është drejtuar edhe deputetëve që kundërshtojnë rikthimin e ligjit, duke rikujtuar se ai është miratuar nga Kuvendi dhe jo vetëm nga deputetët e PDK-së.

“Sa u përket deputetëve që kundërshtojnë rikthimin, dua t’ua rikujtoj se ky ligj është votuar nga Kuvendi, jo vetëm nga PDK-ja. Prandaj, përgjegjësia për ta përmbyllur këtë proces është e përbashkët”, ka deklaruar Musliu-Shoshi.

Ajo ka kërkuar vullnet politik dhe përgjegjësi institucionale, duke kundërshtuar pengesat partiake në këtë proces.

“Ne presim vullnet politik dhe përgjegjësi institucionale, jo pengesa partiake”, ka theksuar Musliu-Shoshi.

Deputetja e PDK-së ka nënvizuar se për partinë e saj nuk është e rëndësishme vetëm që ligji të votohet, por edhe që ai të jetë juridikisht i qëndrueshëm dhe i zbatueshëm.

“Për ne nuk është me rëndësi vetëm që ligji të votohet, por që ai të jetë juridikisht i qëndrueshëm, i zbatueshëm dhe t’u shërbejë realisht çlirimtarëve tanë. UÇK-ja dhe mbrojtja e të drejtave të çlirimtarëve nuk duhet të bëhen peng i kalkulimeve politike”, tha ajo për “Front Online”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kadaj-Bujupi: Kush vendosi që një foshnjë tre muajshe të mbetej nën kujdesin e një prindi që raportohej se ishte përdorues i narkotikëve?

Kadaj-Bujupi: Kush vendosi që një foshnjë tre muajshe të mbetej nën kujdesin e një prindi që raportohej se ishte përdorues i narkotikëve?

Rama: Qeveria po rrezikon Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, alarmi për humbjen e tyre është serioz

Rama: Qeveria po rrezikon Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, alarmi për humbjen e tyre është serioz

Problemi nuk është te Ministria e Financave, por te Komuna

Problemi nuk është te Ministria e Financave, por te Komuna

Kurti paralajmëron rritjen graduale të shtesave për fëmijë

Kurti paralajmëron rritjen graduale të shtesave për fëmijë

Miratohet Projektligji për Buxhetin e vitit 2027

Miratohet Projektligji për Buxhetin e vitit 2027

Kurti: Për herë të parë buxheti parasheh mbi 1 miliard euro për investime kapitale

Kurti: Për herë të parë buxheti parasheh mbi 1 miliard euro për investime kapitale

Avokati i të dyshuarit për rastin në Gjilan: Klienti im nuk e pranon veprën penale

Avokati i të dyshuarit për rastin në Gjilan: Klienti im nuk e pranon veprën penale

Musliu-Shoshi-deputetëve: Përgjegjësia për përmbylljen e procesit për Ligjin për Specialen është e përbashkët

Musliu-Shoshi-deputetëve: Përgjegjësia për përmbylljen e procesit për Ligjin për Specialen është e përbashkët

Shiroka Pula dhe kryeministri Kurti bëjnë homazhe në 37-vjetorin e rënies së Afrim Zhitias dhe Fahri Fazliut

Shiroka Pula dhe kryeministri Kurti bëjnë homazhe në 37-vjetorin e rënies së Afrim Zhitias dhe Fahri Fazliut

Osmani takon ambasadorin francez, diskutojnë zhvillimet politike

Osmani takon ambasadorin francez, diskutojnë zhvillimet politike

Ambasada britanike në Kosovë: Kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve duhet të hetohen, përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Ambasada britanike në Kosovë: Kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve duhet të hetohen, përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Presidentja Shiroka-Pula takon akademikët nga Kosova dhe Shqipëria, në fokus bashkëpunimi shkencor

Presidentja Shiroka-Pula takon akademikët nga Kosova dhe Shqipëria, në fokus bashkëpunimi shkencor

Haradinaj nderon Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun në 37-vjetorin e rënies së tyre

Haradinaj nderon Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun në 37-vjetorin e rënies së tyre

Haxhiu: Strategjia t’u shërbejë krerëve të UÇK-së në apel, ligji shqyrtohet nga Komisioni për Legjislacion

Haxhiu: Strategjia t’u shërbejë krerëve të UÇK-së në apel, ligji shqyrtohet nga Komisioni për Legjislacion

Konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt

Konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt

Zulfaj: Kosova ka humbur 43.8 milionë euro nga Plani i Rritjes

Zulfaj: Kosova ka humbur 43.8 milionë euro nga Plani i Rritjes