Nis java e anti-korrupsionit në Kosovë

E publikuar: 05/12/2016 07:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Organizatat e koalicionit në kuadër të “Java kundër korrupsionit” #Bashkeendreqim! të përbërë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, Çohu, Demokraci Plus, Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Instituti GAP dhe Instituti Demokratik i Kosovës mbajnë sot konferencë për media ku lansohet Java kundër-korrupsionit.

Në kuadër të hapjes së kësaj jave, edhe ambasadorët e vendeve të QUINT-it në Kosovë, së bashku me përfaqësuesit e UNDP-së dhe Institutit Demokratik të Kosovës, të mbajnë fjalime.

Me këtë rast, gjatë ditës do të hapet solemnisht edhe Muzeu i Korrupsionit i cili ka karakter satirik ku vizitorët mund të përjetojnë kohën “kur korrupsioni ekzistonte në shoqërinë tonë”.