Lajmet

Nagavci inicion Komision Hetimor Parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt

27.10.2026 12:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Nagavci inicion Komision Hetimor Parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se Komisioni Hetimor Parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt do të shqyrtojë veprimet dhe mosveprimet e institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e saj.

Në një postim në Facebook, Nagavci shkroi se hetimi do të përfshijë trajtimin e denoncimeve dhe paralajmërimeve, vlerësimin e rrezikut, zbatimin e urdhrave të mbrojtjes dhe veprimet e Policisë, Prokurorisë e gjykatave.

“Komisioni, me mandat gjashtëmujor, do të hetojë veprimet dhe mosveprimet e të gjithë zinxhirit institucional përgjegjës për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së Arlinda Zekajt, nga trajtimi i denoncimeve dhe paralajmërimeve te vlerësimi i rrezikut, zbatimi i urdhrave të mbrojtjes dhe veprimet e Policisë, Prokurorisë, gjykatave dhe institucioneve të tjera përgjegjëse. Hetimi do të përfshijë edhe funksionimin e mekanizmave institucionalë për parandalimin dhe trajtimin e dhunës ndaj grave dhe fëmijëve. Brenda 60 ditëve nga themelimi, Komisioni parashihet t’i paraqesë Kuvendit raportin e përkohshëm me gjetjet fillestare dhe masat që kërkojnë veprim të menjëhershëm”, shkroi Nagavci.

Sipas saj, komisioni do të ketë mandat gjashtëmujor, ndërsa brenda 60 ditëve nga themelimi pritet t’i paraqesë Kuvendit raportin e përkohshëm me gjetjet fillestare dhe masat që kërkojnë veprim të menjëhershëm.

“Asnjë neglizhencë, vonesë apo mosveprim institucional nuk duhet të mbetet pa u shqyrtuar. Duhet të zbardhet se kush ka pasur detyrimin të veprojë, çfarë veprimesh janë ndërmarrë dhe ku ka dështuar mbrojtja institucionale. Bazuar në gjetjet e hetimit, do të kërkojmë masa konkrete, adresimin e përgjegjësive tek organet kompetente dhe përmirësimin e mekanizmave institucionalë për mbrojtjen e viktimave të dhunës. Institucionet duhet të veprojnë para se të jetë vonë. Heshtja, neglizhenca dhe papërgjegjësia nuk mund të tolerohen!”, shkroi shefja e GP-së të VV-së.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Arrestohet Albert Sylaj

Arrestohet Albert Sylaj

Nëna, vëllai dhe fëmijët e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt nisen për ta takuar, të shoqëruar nga njësia FIT – pritet arrestimi

Nëna, vëllai dhe fëmijët e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt nisen për ta takuar, të shoqëruar nga njësia FIT – pritet arrestimi

Hoxhaj për vendimin e PDK-së: Gabim fatal të kërkohej tërheqja e Ligjit për Specialen

Hoxhaj për vendimin e PDK-së: Gabim fatal të kërkohej tërheqja e Ligjit për Specialen

AIP kërkon mbrojtjen e fëmijës së Arlindës: Mjegulloni fytyrën dhe rishikoni pamjet e publikuara

AIP kërkon mbrojtjen e fëmijës së Arlindës: Mjegulloni fytyrën dhe rishikoni pamjet e publikuara

Koci: Gërvalla dhe Sveçla do të duhej të jepnin dorëheqje, na popullata kemi faj

Koci: Gërvalla dhe Sveçla do të duhej të jepnin dorëheqje, na popullata kemi faj

Mbi 1 miliard euro pagoi Kosova për energjinë e importuar që nga viti 2021

Mbi 1 miliard euro pagoi Kosova për energjinë e importuar që nga viti 2021

Humbjet në zgjedhje nuk i japin fund luftës? Pse Trump dhe Netanyahu mund ta përshkallëzojnë konfliktin me Iranin

Humbjet në zgjedhje nuk i japin fund luftës? Pse Trump dhe Netanyahu mund ta përshkallëzojnë konfliktin me Iranin

Kurti i pret në zyrë përfaqësuesit e “Koalicionit Shqiptar” që fituan dy mandate në Parlamentin e Serbisë: Bashkimi duhet të vazhdojë

Kurti i pret në zyrë përfaqësuesit e “Koalicionit Shqiptar” që fituan dy mandate në Parlamentin e Serbisë: Bashkimi duhet të vazhdojë

Haxhiu dhe presidentja e Maqedonisë së Veriut diskutojnë për rrugën euroatlantike të dy vendeve

Haxhiu dhe presidentja e Maqedonisë së Veriut diskutojnë për rrugën euroatlantike të dy vendeve

Sillen në gjykatë Shabani dhe Qerimi, vazhdon gjykimi ndaj tyre

Sillen në gjykatë Shabani dhe Qerimi, vazhdon gjykimi ndaj tyre

Haxhiu takon homologun nga Maqedonia e Veriut, në fokus bashkëpunimi ndërparlamentar

Haxhiu takon homologun nga Maqedonia e Veriut, në fokus bashkëpunimi ndërparlamentar

Shiroka-Pula takon ministrin e Malit të Zi, Marash Dukaj – në fokus bashkëpunimi mes dyja vendeve

Shiroka-Pula takon ministrin e Malit të Zi, Marash Dukaj – në fokus bashkëpunimi mes dyja vendeve

Kurti: MD dhe MPB kanë edhe 54 orë për raportin për rastin e Arlinda Zekajt, do të ketë masa

Kurti: MD dhe MPB kanë edhe 54 orë për raportin për rastin e Arlinda Zekajt, do të ketë masa

Nagavci inicion Komision Hetimor Parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt

Nagavci inicion Komision Hetimor Parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt

Fondacioni Jahjaga dhuron rreth 80 mijë euro për Klinikën e Onkologjisë

Fondacioni Jahjaga dhuron rreth 80 mijë euro për Klinikën e Onkologjisë

Kurti arrin në QKUK, merr pjesë në përurimin e Njësisë Koronare

Kurti arrin në QKUK, merr pjesë në përurimin e Njësisë Koronare