Të shtunën në Camp Nou do të zhvillohet ndeshja më e fortë në Evropë e njohur si “El Clasico”.
E në vizitë te Barcelona është ylli i Real Madrid, Cristiano Ronaldo që ka shkëlqyer në nëntë vizitat e fundit.
Portugezi kaq vizita ka realizuar dhjetë gola në portën e katalanasve.
Para këtij dueli është skuadra e Zidane që ka kryesimin në La Liga, kurse Barca pozicionohet me gjashtë pikë më pak në vendin e dytë./Klan Kosova/


















