Një vajzë 18 vjeçare ka vendosur të shesë virgjërinë e saj në mënyrë që të mbledhë para për t’i blerë një shtëpi prindërve të saj, të cilët pritet të dëbohen në shkurt.
E reja që është identifikuar me emrin Aleexandra Kefreen, besohet të jetë nga Europa Lindore.
Ajo planifikon të nxjerrë në ankand seks për jo më pak se 1 milion Euro.
Sipas saj, prindërit nuk e kanë idenë se çfarë po bën ajo që ata të mos përfundojnë në rrugë.
Adoleshentja u frymëzua ta vendoste reklamën në një agjenci eskore online, pasi pa filmin Indecent Proposal – ku personazhi i Robert Redford i ofron Demi Moore 1 miliard paund për të kaluar natën me të.
“Kur isha 15 vjeç pash një film në TV që fliste për një vajzë e cila shiti veten për një natë. Ndoshta mund ta bëj këtë me virgjerinë time,” tha ajo për prezantuesit Holly Willoughby dhe Phillip Schofield.