Një gjykatë në Egjipt ka dënuar kryetarin e Unionit të Gazetarëve të vendit dhe dy anëtarë të bordit së Sindikatës me dy vjet burg për strehim të të arratisurve.
Kreu i Unionit Yahia Qalash dhe dy të akuzuar të tjerë janë gjobitur edhe me 650 dollarë.
Rasti u ngrit në prill kur policia bastisi zyrat e Unionit në Kairo dhe gjeti dy gazetarë që kërkoheshin për përfshirje të dyshuar në protestat kundër vendimit për bartjen e kontrollit të dy ishujve në Detin e Kuq nga Egjipti tek Arabia Saudite.
Gjykata u mundësoi të dënuarve që të apelojnë në liri nëse paguajnë një shumë prej 615 mijë dollarësh dorëzani. (REL)