Presidenti i zgjedhur takon kryeministrin japonez – bie në sy prezenca e vajzë dhe dhëndrit të Trump! (Foto/Video)

E publikuar: 18/11/2016 10:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Donald Trump ka pasur takimin e parë ballë për ballë me një funksionar të huaj të enjten, kur u takua me kryeministrin japonez Shinzo Abe – ku të pranishëm ishin edhe vajza e tij Ivanka së bashku me burrin e saj Jared Kushner, gjithashtu.

“Si rezultat i diskutimeve të sotme, unë jam i bindur se Trump është një lider në të cilin unë mund të ketë besim të madh”, citohet të ketë thënë Abe, përcjell Telegrafi, vendi i të cilit u trondit nga disa prej premtimeve zgjedhore Trump. Ai e përshkroi atmosferën si ‘ngrohtë’.

Por, siç shkruajnë mediat e huaja, pikërisht ajo që u diskutua në bisedën 90-minutëshe mbetet e panjohur – si dhe roli i Ivankas dhe burrit të saj Kushner në takim.

 “Pa besim midis dy kombeve, aleanca jonë kurrë nuk do të funksionojë në të ardhmen”, u ka thënë Shinzo Abe mediave, pas takimit. /Telegrafi/

e1

e2

e3

e4

e5

e6

e7

e8

e9