Massimo Moratti vë bast për Mauro Icardin pra derbit me Milanin ndonëse suluesi argjentinas nuk u ka shënuar në asnjë rast kuqezinjve. Ish presidenti zikaltër, gjithsesi duke lënë mënjanë dëshirën për ta parë skuadrën e tij të zemrës fitimtare, parashikon një derbi të ekulibruar.
“Sigurisht mendja për shkon tek Ikardi, por Interi ka futbollistë të tjera që mund t’i japin fitoren. Derbi i Milanos është gjithmonë një sfidë shumë tërheqëse dhe sigurisht e vecantë. Ne nuk shkojmë si të favorizuar, por zakonisht kur situata ësht e tillë fiton Interi.”
Tek zikaltrit Moratti vecon Ikardin, ndërsa te Milani vlerësn punën e trajnerit të Milanit, por edhe talentin e Donarumas.
“Montella po tregon se është një trajner shumë i mirë, me to në krye po bëjnë mirë. Te Milani mund të vecoj Donarummën, ai është pika më e fortë e tyre.”
Nga e tashmja te kujtimet e së shkuarës. Por cili është derbi që i ka mbetur në mendje Morattit?
“Për fat të mirë me kujthen shumë derbi, por do të doja të vecoja atë që shënon fitoren time të parë si president. Ishte një moment i vecantë dhe luanim kundër një Milani shumë të fortë, që ishte favorit. Mirëpo fusha tregoi të kundërtën. Përsa u përktet përballjeve më të fundit, si mund të mos kujtoj parabolën e Ronaldos, apo sukseset në vitin e tripletës.”
Moratti beson se me Piolin Interi mund të arrijë objektivin Champions, edhe pse nuk do të jetë e lehtë. Gjithsesi skuadra dhe trajneri duhet të mos dorësohen pavarësisht vështirësive./supersport.al/


















