Mustafa: I kemi plotësuar të gjitha kushtet për vizat, ka mbetur vetëm demarkacioni

E publikuar: 16/11/2016 09:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë mbledhjes së qeverisë, ka thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme për liberalizmin e vizave, përveç ratifikimit të projektligjit të demarkacionit me Malin e Zi.

“Kemi konstatuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizim të vizave. Ka mbetur vetëm demarkacioni. Kemi konstatuar që qeveria i ka përmbushur të gjitha detyrimet e saj sa i përket kësaj çështjeje”, ka thënë Mustafa

Kryeministri tha se së bashku me komisarin e Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, kanë lansuar agjendën evropiane.

Ai tha se Raporti i Progresit për Kosovën ishte pozitiv në disa fusha me rendësi, si lufta kundër krimit e korrupsionit.

“Na gëzon fakti që është dhënë një vlerësim i mirë sa i përket shtetit ligjor dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit”, tha Mustafa.