Në Kuvendin e Kosovës ka nisur seanca e jashtëzakonshme, ku në rend të ditës pritet të jetë fillimisht votimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara, i njohur si Ligji për Specialen.
Në nisje të seancës, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka njoftuar deputetët për procedurën që duhet të ndiqet para se projektligji të hidhet në votim në seancë.
Haxhiu ka bërë të ditur se fillimisht Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara duhet të shqyrtohet dhe votohet nga Komisioni për Legjislacion.
Pas kalimit në komision, projektligji pritet të rikthehet në sallën e Kuvendit, ku do të hidhet në votim për lexim të dytë.



























