Agjencia Kundër Korrupsion pretendon që ka disa elemente të veprës penale që RTK-ja ka kryer gjatë një procedure të prokurimit, shkruan sot Koha Ditore.
Vitin e kaluar RTK-ja pati hapur tenderë për mbjelljen e pishave në oborrin e Radio Kosovës. Por pishat u patën mbjellë para se të përzgjidhej fituesi.
Gati dhjetë muaj pas këtij tenderi, Agjencia Kundër Korrupsion konsideron që Prokuroria e Shtetit ka bazë të mjaftueshme për hetim në këtë rast. Ky institucion ia ka përcjellë një shkresë Prokurorisë së Shtetit nga e cila kërkon hetim penal për këtë tender.


















