Lajmet

Murati me mesazh për Hamzën: Jepni “po”-në, pastaj Kurti e Abdixhiku e bindin Sejdiun

06.10.2026 17:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Murati me mesazh për Hamzën: Jepni “po”-në, pastaj Kurti e Abdixhiku e bindin Sejdiun

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar lidhur me tërheqjen e Bekim Sejdiut nga gara për president, duke thënë se vendimi për të shmangur zgjedhjet e reja mund të varet nga qëndrimi i kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza.

“Disa medie u nxituan që ta rikonfirmojnë tërheqjen e Prof. Bekim Sejdiut për President të Republikës në vend se ta marrin përgjigjen nga kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, për ofertën e re të Kryeministrit Kurti:  edhe me vetëm gjysmën e grupit parlamentar të PDK-së që e votojnë qoftë edhe kundër Bekim Sejdiun për President, ne i japim votat tona për Projektligjin mbi Gjykatën Speciale në lexim të dytë! Të dashur gazetarë, pyeteni së pari Hamzën.  Le të thotë Bedri Hamza PO, dhe sigurisht që me Prof. Bekim Sejdiun mund të shkojnë e flasin Kurti e Abdixhiku për ta bindur që të mos shkojë vendi në zgjedhje të reja”, ka shkruar Murati në Facebook.

Reagimi i tij erdhi pas deklaratave të Sejdiut për “Infokus”, ku ai konfirmoi se është tërhequr nga gara dhe se për këtë vendim i ka njoftuar Kurtin dhe Abdixhikun. Sejdiu gjithashtu bëri të ditur se aktualisht nuk ndodhet në Kosovë.

Murati ka kërkuar nga mediat që fillimisht të marrin një përgjigje nga Hamza për këtë ofertë, duke argumentuar se në rast të një përgjigjeje pozitive, mund të hapet rruga për një përpjekje të re për rikthimin e Sejdiut në garë.

Bekim Sejdiu ishte propozuar si kandidat i përbashkët i Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së për president, por vendosi të tërhiqej pasi gjashtë deputetë të LDK-së nuk dhanë garanci se do ta mbështesnin me votë./EO

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Haradinaj e quan “keqbërës patologjik” Kurtin: Po punon që ta zhbëjë Kosovën

Hamza ia kthen Kurtit: Katër hapa, asnjë efekt juridik nëse ligji nuk miratohet në dy lexime

Hamza ia kthen Kurtit: Katër hapa, asnjë efekt juridik nëse ligji nuk miratohet në dy lexime

Murati me mesazh për Hamzën: Jepni “po”-në, pastaj Kurti e Abdixhiku e bindin Sejdiun

Murati me mesazh për Hamzën: Jepni “po”-në, pastaj Kurti e Abdixhiku e bindin Sejdiun

EKSKLUZIVE | Bekim Sejdiu për Infokusin: I kam njoftuar sërish LDK-në dhe Kurtin, jam tërhequr nga gara

Kurti: Emergjente është çështja e presidentit, ta heqim këtë presion mbi shtetin

Hamza insiston për mbajtjen e seancës: Rasti i presidentit është koincidencë, s’kam çka takohem me askënd

Kurti pyetet nëse do të ketë seancë: Do t’ju drejtohem më vonë

“Nëse ka vullnet opozita për presidentin”, Bajqinovci i VV-së thotë se janë të gatshëm për seancë

Hamza i bën ftesë Kurtit të mos prodhojë “situatë të tensionuar”

Jashari kërkon shfuqizimin e Gjykatës Speciale: Kuvendi ta miratojë sot ligjin në lexim të dytë