Miku i Vuçiqit dhe Nikolliqit, kandidat kryesor për postin e Sekretarit amerikan të Shtetit

E publikuar: 15/11/2016 20:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lawyer and former New York City Mayor Rudy Giuliani speaks at a press conference after appearing in court to call for the dismissal of a lawsuit filed against video game giant Activision by former Panamanian dictator Manuel Noriega outside Los Angeles Superior Court in Los Angeles, Thursday, Oct. 16, 2014. Noriega sued the gaming giant in July 2014 claiming his likeness was used without permission in the company’s 2012 “Call of Duty: Black Ops II” game and that he was portrayed as a murderer and enemy of the state. In court, Giuliani noted that he could not sue for the numerous portrayals of himself in books and film and argued that Noriega should not able to sue Activision Blizzard Inc. for his portrayal. (AP Photo/Damian Dovarganes)

Ndërsa presidenti i sapo zgjedhur amerikan, Donald Trump, po punon për të zgjedhur pjestarët e administratës së tij, burime që kanë njohje me situatën thonë se ish kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudy Giuliani, është një kandidat kryesor për postin e sekretarit të shtetit.
Zoti Giuliani ka përvojë si prokuror federal, por nuk ka përvojë në politikën e jashtme, që ka qënë karakteristikë e paraardhësve të tij.

Rudy Giuliani, i afërt me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq, dhe me presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka qënë një mbështetës i zjarrtë i fushatës së zotit Trump dhe që të dy kanë njohje të hershme. Një tjetër kandidat për të cilin flitet se po merret në shqyrtim është John Bolton, ish ambasador në Kombet e Bashkuara, njofton VoA.

Ndërkohë, zoti Trump emëroi në postin e rëndësishëm të shefit të kabinetit, kryetarin e Partisë Republikane Reince Priebus, post ky që zakonisht është përqëndruar në hartimin e axhendës së presidentit.

Megjithatë, zgjedhja e Stepen Bannon si strateg kryesor i presidentit, ka shkaktuar kritika nga grupe të të drejtave, demokratët dhe republikanët. Zoti Bannon shihet si nacionalist i bardhë dhe para se t’i bashkohej fushatës së zotit Trump ai drejtonte faqen elektronike të ekstremit të djathtë “Breitbart”.

Duke i dalë në mbrojtje zotit Bannon, manaxheria e fushatës Kellyanne Conway e quajti atë një “takticien briliant” duke theksuar se zoti Bannon kishte sherbyer në marinën amerikane dhe kishte një dilpomë nga Universiteti i Harvardit.