Astrit Gashi: Veseli futi në parti një njeri të “vdekur”, Thaçi nuk vepronte kështu

E publikuar: 15/11/2016 22:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti politik Astrit Gashi ka thënë se Ibrahim Gashi është një person i djegur.

“Këso lloj gafash politike nuk ka bërë askush më shumë se Kadri Veseli”.

“ Veseli mund të jetë më i mirë shpirtërisht por në politikë ai e ka e kthyer një njeri që në opinionin publik është i vdekur”, ka thënë Astrit Gashi për ish-rektorin Ibrahim Gashi

“Thaçi është më jomiqësor dhe një njeri të djegur ai nuk e ka kthyer kurrë afër vetes”.

Sipas tij kësi llojë aderimesh do t’i sjellin problem PDK-së.

“Veseli shkarkon drejtorë dhe njëherit e emëron këshilltar të tij”,shkruan Blic.

“Veseli përkundër faktit që kuvendin po e udhëheq më së miri ai PDK-në nuk e ka në strukturë të tij”, ka thënë Gashi.

Ai përfundon se Veseli edhe një kohë do të punojë pa plan për partinë.