Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti dhe Qeverisë për “kujdes të shtuar që të mos krijohet situatë e tensionuar”.
“E ftoj kryeministrin dhe Haxhiun që të jenë në sallë dhe ta votojnë ligjin në lexim të dytë”.
“Protesta është e drejt demokratike, njerëzit po shfaqin pakënaqësitë e tyre, po kërkojnë drejtësi, po kërkojnë njohje të të drejtave të njeriut dhe respektimi të tyre, dhe normalisht në kuadër të këtyre protestave po kërkojnë edhe aprovimin e ligjit”.
Ndërkohë kreu i PDK-së i bëri thirrje qeverisë që të ketë kujdes sa i përket menaxhimit të protestave pasi, siç tha, pamjet e shfaqura dje nuk do të donte t’i shihte më.
“Përdorimi i forcës joproporcionale shkakton zemërim, shkakton acarim të masës. Tek e fundit është detyrë e organeve tona që të dinë të menaxhojnë masën dhe ta zbusin tensionin dhe jo të provokojnë skena të tilla çfare i kemi parë. Nuk kam besuar që i shoh këto skena dhe nuk dua të besoj që do të përsëriten. I bëj ftesë Kurtit dhe qeverisë që me pas kujdes të shtuar që të mos prodhohet situatë e tensionuar”.



























