Kryesore

Jashari kërkon shfuqizimin e Gjykatës Speciale: Kuvendi ta miratojë sot ligjin në lexim të dytë

06.10.2026 12:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Jashari kërkon shfuqizimin e Gjykatës Speciale: Kuvendi ta miratojë sot ligjin në lexim të dytë

Përfaqësuesi i OVL-UÇK-së, Xhavit Jashari, ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të miratojë sot ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara edhe në lexim të dytë, duke propozuar që në të të përfshihet një nen për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Jashari ka thënë se kjo kërkesë është ngritur nga qytetarët dhe protestuesit pas vendimit përfundimtar dënues ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Që nga data kur u mor verdikti përfundimtar që solli një dënim të rëndë ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sheshet janë të mbushura me një kërkesë jo në emrin tim, i ri çlirimtarëve dhe kërkesa e të gjithë neve që sot jemi bashkë në të gjitha protestat, ka qenë thirrje për bashkim, thirrje për unifikim dhe vendim në të drejtën tonë”, tha ai.

Ai ka thënë se, sipas tyre, institucionet dhe deputetët e Kuvendit duhet të marrin vendim për miratimin e ligjit dhe kalimin e tij në lexim të dytë.

“Pra, e drejta jonë, e sidomos e institucioneve dhe deputetëve të Parlamentit të Republikës së Kosovës është që ta marrin vendimin e duhur. Dhe ai vendim nga kërkesat e qytetarëve, popullit të gjithandej është që sot të vendoset, të sillet ligji dhe të kalojë edhe në leximin e dytë, pra, me një nen ku e shfuqizon Gjykatën Speciale”, tha ai.

Jashari e ka akuzuar Gjykatën Speciale se ka goditur krerët e UÇK-së, luftën e saj dhe, sipas tij, shtetësinë e Kosovës.

“Këtë gjykatë e cila goditi krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me akuza të pabëra. Këtë gjykatë e cila goditi në luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këtë gjykatë e cila goditi në historinë e popullit dhe kombit shqiptar, e mbi të gjitha goditi në shtetësinë e Kosovës. Nga ky vend, ju bëj thirrje edhe Policisë së Kosovës dhe atyre të cilët japin urdhra që mos të teprojnë sepse kemi informacione që kemi të lënduar një numër bukur të madh, kemi veteranë të cilët i kanë marrë sot në polici dhe kemi informacione që po shkojnë edhe në shtëpitë e tyre. Do të qëndrojnë këtu derisa të thirret seanca dhe të merret vendimi”, tha ai./EO

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Haradinaj e quan “keqbërës patologjik” Kurtin: Po punon që ta zhbëjë Kosovën

Haradinaj e quan “keqbërës patologjik” Kurtin: Po punon që ta zhbëjë Kosovën

Hamza ia kthen Kurtit: Katër hapa, asnjë efekt juridik nëse ligji nuk miratohet në dy lexime

Hamza ia kthen Kurtit: Katër hapa, asnjë efekt juridik nëse ligji nuk miratohet në dy lexime

Murati me mesazh për Hamzën: Jepni “po”-në, pastaj Kurti e Abdixhiku e bindin Sejdiun

Murati me mesazh për Hamzën: Jepni “po”-në, pastaj Kurti e Abdixhiku e bindin Sejdiun

EKSKLUZIVE | Bekim Sejdiu për Infokusin: I kam njoftuar sërish LDK-në dhe Kurtin, jam tërhequr nga gara

EKSKLUZIVE | Bekim Sejdiu për Infokusin: I kam njoftuar sërish LDK-në dhe Kurtin, jam tërhequr nga gara

Kurti: Emergjente është çështja e presidentit, ta heqim këtë presion mbi shtetin

Kurti: Emergjente është çështja e presidentit, ta heqim këtë presion mbi shtetin

Hamza insiston për mbajtjen e seancës: Rasti i presidentit është koincidencë, s’kam çka takohem me askënd

Hamza insiston për mbajtjen e seancës: Rasti i presidentit është koincidencë, s’kam çka takohem me askënd

Kurti pyetet nëse do të ketë seancë: Do t’ju drejtohem më vonë

Kurti pyetet nëse do të ketë seancë: Do t’ju drejtohem më vonë

“Nëse ka vullnet opozita për presidentin”, Bajqinovci i VV-së thotë se janë të gatshëm për seancë

“Nëse ka vullnet opozita për presidentin”, Bajqinovci i VV-së thotë se janë të gatshëm për seancë

Hamza i bën ftesë Kurtit të mos prodhojë “situatë të tensionuar”