Lajmet

PDK: Qeveria të ndalë dhunën ndaj protestuesve dhe t’i përgjigjet kërkesës për miratimin e ligjit që mbron UÇK-në

05.10.2026 21:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
PDK: Qeveria të ndalë dhunën ndaj protestuesve dhe t’i përgjigjet kërkesës për miratimin e ligjit që mbron UÇK-në

Partia Demokratike e Kosovës dënon ashpër përdorimin e dhunës ndaj qytetarëve që po protestojnë për miratimin e ligjit që mbron UÇK-në. PDK kërkon nga Qeveria përgjegjësi të menjëhershme dhe nga organet shtetërore ndaljen e çdo veprimi joproporcional që po cenon rëndë të drejtën e qytetarëve për protestë.

Lufta e popullit të Kosovës, e udhëhequr nga UÇK-ja, ka qenë e drejtë, e pastër dhe e pashmangshme. UÇK-ja dhe lufta e saj çlirimtare janë pjesë e pandashme e historisë, identitetit dhe lirisë së Kosovës. Mbrojtja e kësaj trashëgimie është përgjegjësi qytetare dhe shtetërore që lidhet me të tashmen dhe të ardhmen e vendit.

PDK rithekson se nuk ka asnjë pengesë ligjore për miratimin e ligjit që mbron UÇK-në dhe përmbylljen e këtij procesi. Këtë e ka konfirmuar edhe vetë Qeveria në opinionin e saj. Prandaj, zvarritja e mëtejshme është e pajustifikueshme dhe përbën shpërfillje të drejtpërdrejtë të kërkesës së qytetarëve.

Qytetarët, fëmijët e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve,  po protestojnë me një kërkesë të qartë për një çështje jashtëzakonisht të rëndësishme për vendin. Zëri i tyre duhet të dëgjohet dhe të marrë përgjigje përmes veprimeve konkrete institucionale. Qeveria nuk mund ta zëvendësojë përgjegjësinë për vendimmarrje me përdorimin e forcës ndaj qytetarëve.

PDK kërkon nga organet shtetërore të ndalin dhunën ndaj protestuesve. Masat e përdorura ndaj një proteste që ka qenë e qetë për 20 ditë me radhë janë tërësisht joproporcionale dhe të papranueshme. Qëndresa e qytetarëve nuk mund të trajtohet si kërcënim dhe as të përdoret si pretekst për ushtrim dhune.

Është e papranueshme që institucionet e sigurisë po përdoren skajshmërisht për qëllime politike apo për ta shtypur me dhunë revoltën e arsyeshme të qytetarëve. Ato kanë për detyrë t’u shërbejnë qytetarëve dhe të mbrojnë të drejtat e tyre. Çdo përpjekje për t’i vënë në shërbim të interesave të pushtetit përbën abuzim të rëndë me përgjegjësinë shtetërore.

Asnjë urdhër politik nuk mund ta justifikojë dhunën ndaj qytetarëve që ushtrojnë të drejtën për protestë.

PDK u bën thirrje të gjitha grupeve parlamentare dhe deputetëve që të veprojnë pa vonesë dhe ta përmbyllin miratimin e ligjit që mbron UÇK-në. Përgjegjësia institucionale në këtë moment kërkon vendimmarrje, respekt për qytetarët dhe mbrojtje të dinjitetit të çlirimtarëve.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Policia arreston nipin e Hashim Thaçit në sheshin e Prishtinës

Policia arreston nipin e Hashim Thaçit në sheshin e Prishtinës

Haziri thotë se nuk i ndalë as gazi lotsjellës, e as veprimet policore me urdhër të Kurtit

Haziri thotë se nuk i ndalë as gazi lotsjellës, e as veprimet policore me urdhër të Kurtit

PDK: Qeveria të ndalë dhunën ndaj protestuesve dhe t’i përgjigjet kërkesës për miratimin e ligjit që mbron UÇK-në

PDK: Qeveria të ndalë dhunën ndaj protestuesve dhe t’i përgjigjet kërkesës për miratimin e ligjit që mbron UÇK-në

Gjini: Kurti me çdo qelizë e ka dashur Gjykatën Speciale, ky është kaos i programuar nga ai, do prapë zgjedhje

Gjini: Kurti me çdo qelizë e ka dashur Gjykatën Speciale, ky është kaos i programuar nga ai, do prapë zgjedhje

Haradinaj: Kurti dhe VV-ja të kthehen në Kuvend, ta votojmë Ligjin për Dhomat e Specializuara

Haradinaj: Kurti dhe VV-ja të kthehen në Kuvend, ta votojmë Ligjin për Dhomat e Specializuara

Gazi lotsjellës depërton brenda Kuvendit, largohen deputetët Screenshot

Gazi lotsjellës depërton brenda Kuvendit, largohen deputetët Screenshot

“Votoma Presidentin, ta votoj ligjin”, Deliu-Kodra tregon se çka i tha Kurti Hamzës në takim

“Votoma Presidentin, ta votoj ligjin”, Deliu-Kodra tregon se çka i tha Kurti Hamzës në takim

Incidentet para Kuvendit e Qeverisë, Gucati: Protestuesit po veprojnë nga mllefi

Incidentet para Kuvendit e Qeverisë, Gucati: Protestuesit po veprojnë nga mllefi

Ish-gjyqtari Kryeziu: Nëse nuk zgjidhet presidenti deri më 6 tetor, vendi shkon në zgjedhje

Ish-gjyqtari Kryeziu: Nëse nuk zgjidhet presidenti deri më 6 tetor, vendi shkon në zgjedhje

Pesë oficerë të FSK-së trajnohen në Bosnje nga Ushtria Kanadeze

Pesë oficerë të FSK-së trajnohen në Bosnje nga Ushtria Kanadeze

Mihali: Ata që e sollën Specialen të kërkojnë falje, ndryshimi i ligjit nuk mjafton

Mihali: Ata që e sollën Specialen të kërkojnë falje, ndryshimi i ligjit nuk mjafton

Projektligji për Serbinë dorëzohet në Senatin amerikan – parashihen sanksione për destabilizim të Ballkanit

Projektligji për Serbinë dorëzohet në Senatin amerikan – parashihen sanksione për destabilizim të Ballkanit

Votohet në parim Byroja për Konfiskimin e Pasurisë

Votohet në parim Byroja për Konfiskimin e Pasurisë

PDK kërkon votimin e Ligjit për Specialen në orën 17:30

PDK kërkon votimin e Ligjit për Specialen në orën 17:30

Kuvendi rizgjedh Vlora Spancën Auditore të Përgjithshme

Kuvendi rizgjedh Vlora Spancën Auditore të Përgjithshme

Publikohet i plotë: Çfarë ndryshon me projektligjin e ri për Specialen?

Publikohet i plotë: Çfarë ndryshon me projektligjin e ri për Specialen?