Ramush Haradinaj ka uruar për 65-vjetorin e lindjes ish-komandantin e Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi – Rexha.
Haradinaj ka kujtuar bashkëpunimin me Isufin gjatë luftës, shërbimin e përbashkët pasluftës në Shtabin e Përgjithshëm të TMK-së, si dhe themelimin e AAK-së më 2 maj 2000.
“Faleminderit, Komandant! Gëzuar!”, ka shkruar Haradinaj.




























