Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Anton Hofreiter, Kryetar i Komisionit për Çështjet e Bashkimit Evropian në Bundestagun Gjerman.
Kryeministri Kurti e falënderoi Hofreiter për vizitën dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit të ndërsjellë me Bundestagun Gjerman.
Zhvillimet aktuale në vend, integrimet evropiane, çështjet e sigurisë dhe bashkëpunimi rajonal, ishin temë e takimit ndërmjet Kryeministrit Kurti dhe Kryetarit Hofreiter.
Kryeministri Kurti kërkoi mbështetjen e Gjermanisë për statusin e merituar shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke shtuar se Kosova ka shënuar përparim të rëndësishëm në demokraci, sundimin e ligjit, siguri dhe ekonomi.




























