Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Shukri Buja ka thënë se mund të jetë në mesin e të akuzuarve nga Gjykata Speciale, njofton Klan Kosova.
Ai ka thënë në “Ora e Fundit” se kjo gjykatë pritet t’i dëmtojë ata si subjekt politik.
“Sigurisht se na dëmton Gjykata Speciale dhe kjo nuk është sekret publik”, ka pohuar Buja.
“Ngase edhe unë kam qenë pjesë e luftës mund të jem në mesin e të akuzuarve”, ka shtuar Buja.
Krejt këto Buja i ka thënë në intervistën ku ka folur për koalicionin PDK-LDK.
“Në qoftë se dikush pret që Gjykata Speciale të ia zgjidh problemet elektorale atëherë pse ne duhet të presim që mos t’i bëjmë para Speciales”.

















