Lajmet

Marta Kos: 2026, “viti i zgjerimit” të BE-së, Mali i Zi anëtar në vitin 2028, Shqipëria në rrugë të mbarë

27.09.2026 19:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Marta Kos: 2026, “viti i zgjerimit” të BE-së, Mali i Zi anëtar në vitin 2028, Shqipëria në rrugë të mbarë

Viti 2026 po shënon ritmin më të lartë të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian në një çerek shekulli.

Në një intervistë të dhënë për rrjetin mediatik France 24, Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, e ka cilësuar periudhën aktuale si “vitin e zgjerimit”, duke konfirmuar se gjatë nëntë muajve të fundit janë hapur dhe mbyllur më shumë kapituj se në çdo vit tjetër që prej dy dekadash e gjysmë.

Pavarësisht se nga vala e fundit e zgjerimit me Kroacinë në vitin 2013 nuk ka pasur anëtarësime të reja — dhe hyrjet e para nuk priten përpara vitit 2028 — procesi ka marrë një dinamikë të re institucionale.

Shqipëria mes katër vendit kryesuese të procesit

Sipas Komisioneres Kos, procesi i anëtarësimit udhëhiqet nga katër shtete, ku Shqipëria renditet në bllokun kryesor të vendeve me ecuri pozitive.

“Mali i Zi, i cili është realisht në krye, mund të përfundojë negociatat teknike në fund të vitit dhe më pas të bëhet anëtar në vitin 2028. Shqipëria është në rrugë të mbarë. Moldavia po jep gjithnjë e më shumë rezultate dhe, sigurisht, edhe Ukraina. Pra, këto janë katër vendet në krye.”, tha Marta Kos, Komisionere e BE-së për Zgjerimin për France 24.

Pavarësisht avancimit të Mali të Zi si kandidat kryesor, Kos bëri një dallim mes udhëheqësit të procesit dhe performancës më të mirë reformuese, duke veçuar Moldavinë si “studenten më të mirë” për nga ritmi i reformave, marrë parasysh nisjen e vonshme të procesit në krahasim me Ballkanin Perëndimor.

Kushtëzimi i fondeve dhe zbatimi i pabarabartë i reformave

Zbatimi jo uniform i reformave në rajonin e Ballkanit Perëndimor pritet të shoqërohet me masa financiare penalizuese nga Brukseli. Komisioni Evropian po shqyrton rialokimin e rreth 330 milionë eurove nga fondet e destinuara për rajonin, duke i zhvendosur ato nga vendet me performancë të ulët drejt atyre që përmbushin detyrimet.

Në këtë kuadër, Mali i Zi regjistron një shkallë realizimi prej 91% të reformave të kërkuara, ndërsa Bosnjë dhe Hercegovina paraqet një normë zbatimi prej 0%, si pasojë e mosratifikimit të dy marrëveshjeve kyçe nga klasa politike vendase.

“E dini, Bashkimi ynë Evropian nuk është një organizatë bamirëse. Pra, për të qenë në gjendje të ndihmojnë ekonomitë dhe shoqëritë e tyre të zhvillohen, ata duhet të zbatojnë reformat, dhe ne u japim paratë vetëm nëse ata po e bëjnë këtë.”, theksoi Marta Kos.

Ngrirje e raporteve me Serbinë pas deklaratave politike

Lidhjet diplomatike mes Brukselit dhe Beogradit mbeten të tensionuara. Komisionerja Kos bëri të ditur se ka anuluar zyrtarisht një mision të planifikuar në Serbi, pas ngjarjeve që shoqëruan funeralin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiç.

Përfaqësuesja e BE-së nëvizoi se çështjet mbi shpejtësinë e reformave mund të diskutohen, por glorifikimi i kriminelëve të luftës dhe mohimi i gjenocidit të Srebrenicës mbeten linja të kuqe të pakapërcyeshme për shtetet anëtare.

“Besimi midis shteteve anëtare të BE-së dhe Serbisë u thye edhe më shumë me glorifikimin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiç në funeralin e tij. Ne presim që të gjithë kandidatët e BE-së, veçanërisht ata nga Ballkani Perëndimor, të ecin në rrugën e pajtimit. Por ndonjëherë kam ndjesinë se, në vend që të shërojnë plagët e së kaluarës, udhëheqësit po i hedhin kripë këtij procesi.”, deklaroi Marta Kos. /Java News

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Vazhdon protesta në Prishtinë, sheshi plot qytetarë në ditën e 12-të

Vazhdon protesta në Prishtinë, sheshi plot qytetarë në ditën e 12-të

Hamza del nga Qeveria pas takimit me Kurtin, një ditë para seancës së Kuvendit

Hamza del nga Qeveria pas takimit me Kurtin, një ditë para seancës së Kuvendit

Marta Kos: 2026, “viti i zgjerimit” të BE-së, Mali i Zi anëtar në vitin 2028, Shqipëria në rrugë të mbarë

Marta Kos: 2026, “viti i zgjerimit” të BE-së, Mali i Zi anëtar në vitin 2028, Shqipëria në rrugë të mbarë

Nesër mblidhen deputetët, në rend dite Miratimi i Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës

Nesër mblidhen deputetët, në rend dite Miratimi i Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës

Shqiptarët në Texas me protestë në mbrojtje të krerëve të UÇK-së dhe kundër verdiktit të Speciales

Shqiptarët në Texas me protestë në mbrojtje të krerëve të UÇK-së dhe kundër verdiktit të Speciales

Shqiptarët protestojnë në Shkup kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së, Ahmeti: Akuza të Beogradit e Moskës

Shqiptarët protestojnë në Shkup kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së, Ahmeti: Akuza të Beogradit e Moskës

Osmani: Bota duhet të vazhdojë të dëgjojë për krimet serbe në Kosovë

Osmani: Bota duhet të vazhdojë të dëgjojë për krimet serbe në Kosovë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

“Nuk kam prekur kurrë paratë e shqiptarëve”, Rama: S’ka prova që kam përdorur pushtetin

“Nuk kam prekur kurrë paratë e shqiptarëve”, Rama: S’ka prova që kam përdorur pushtetin

Tifo-grupet protestojnë në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Tifo-grupet protestojnë në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Kurti pranon letër urimi nga kongresisti amerikan, kërkohet marrëveshje për presidentin e ri

Kurti pranon letër urimi nga kongresisti amerikan, kërkohet marrëveshje për presidentin e ri

Rreth 44 mijë kosovarë morën leje qëndrimi në BE, Gërxhaliu: Alarm për të ardhmen e vendit

Rreth 44 mijë kosovarë morën leje qëndrimi në BE, Gërxhaliu: Alarm për të ardhmen e vendit

Arrestimet në veri për krime lufte, reagojnë në Beograd, flasin për “dëbim të serbëve”

Arrestimet në veri për krime lufte, reagojnë në Beograd, flasin për “dëbim të serbëve”

“200 metrat” që liruan Gotovinën dhe mësimi për katërshen e UÇK-së

“200 metrat” që liruan Gotovinën dhe mësimi për katërshen e UÇK-së

Nafta arrin në 1.95 euro, Berjani paralajmëron: Çmimet në ditët në vijim mbeten të paparashikueshme

Nafta arrin në 1.95 euro, Berjani paralajmëron: Çmimet në ditët në vijim mbeten të paparashikueshme

Aksion i madh në veri, lidhet me “Grupin e intelektualëve”

Aksion i madh në veri, lidhet me “Grupin e intelektualëve”