“Ndizet” Elbasani. Masat e sigurisë nuk zbehin atmosferën

E publikuar: 12/11/2016 18:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kur duhen më pak se dy 3 orë nga nisja e takimit eliminator të Botërorit Rusi 2016, Shqipëri-Izrael, me qindra forca policore janë vendosur rreth ambienteve të stadiumit “Elbasan Arena”.

Pavarësisht masave tejet të forta të policisë, tifozët si në çdo takim tjetër kanë ditur ta ndezin atmosferën duke qenë mjaft entuziastë.

Me flamuj kuqezi, e bluza të kombëtares, tifozët mposhtin edhe kushtet jo të favorshme atmosferike duke u vendosur para stadiumit në pritje për t’u futur brenda ambienteve të tij.

Takimi mes Shqipërisë dhe Izraelit do të nisë në orën 20:45.

/ Top Channel