Shkëlzen Gashi fiton cmimin “Goli i vitit në MLS”

E publikuar: 12/11/2016 13:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tjetër cmim individual i fituar nga Shkëlzen Gashi në MLS. Goli i sulmuesit të Colorado Rapids, i shënuar në muajin shtator me goditje të lirë në barazimi 3-3 ndaj Vancouver Wihtecaps u shpall më i miri i vitit gjatë sezonit të rregullt në MLS.

Finalizimi i sulmuesit shqiptar mori shumicën e votave në finale ndaj golit të Jack Harrison të New York City-t.

Më konkreitsht 77.43% të fansave votuon pro golit të Gashit, ndërsa rivali i tij mori vetëm 23.57% të votave.

Fitusi i cmimit goli më i mirë i vitit u njoftua nga Federata Amerikane e Futbollit në pushimin mes pjesëve në takimin SHBA – Meksikë.

Shkëlzen Gashi realizoi një gol ndoshta edhe më të bukur në gjysmëfinalen e kthimit të Konferencës së Perëndimit ndaj Los Angeles Galaxy, takim ku edhe u dëmtua në kavilje, por kjo perlë e 28-vjecarit nuk u bë pjesë e garës për golin më të bukur të vitit pasi u shënua në fazën play 0ff, pra pasi kishin kaluar disa faza të përzgjedhjes.

Në sezonin e parë në radhët e Colorado Rapids Gashi fitoi cmimin e Kepucës së Artë në këtë skuadër si dhe cmimin “Lojtari i preferuar i fansave.”

Rapdis janë në garë për të fituar titullin kampion në MLS, teksa në finalen e Konferencës së Perëndimit do të përballen me Seatle Sounders. Në kampin e skuadrës nga Denveri po presin me padyrim riaftësimin në kohë të shqiptarit, i cili shihet se elementi kyc për të shkuar drejt titullit.