Mesut Ozil mund të transferohet te Manchester Unitedi
Sipas tabloidit britanik, The Sun, Mesut Ozil mund të transferohet nga Arsenali në Manchester United, përcjell Express.
Jose Mourinho është gati të bëjë një ofertë marramendëse për ta transferuar mesfushorin gjerman në Old Traffrod.
Përveç kësaj, ‘Djajtë e Kuq’ do ta bënin Ozilin lojtarin më të paguar në klub, përcjell Express.
Ozil ende nuk e ka vazhduar kontratën me Arsenalin, dhe këtë situatë mundë ta shfrytëzoj strategu portugez.
Ozil dhe Mouirnho kishin punuar së bashku në Real Madrid, derisa në sezonin 2011-12 kishin fituar La Ligën. Portugezi gjithmonë e kishte lavdëruar Ozilin. /Express/




















