Presidenti i zgjedhur, Donald Trump, tha se ishte një nder i madh të takonte presidentin Barack Obama në Shtëpinë e Bardhë.
Kurse Barack Obama tha se biseda mes tyre ishte e shkëlqyer.
Disa media e kanë quajtur shtrëngimin e duarve mes tyre si një “moment të çuditshëm”.
Kjo për shkak të fushatës së ashpër elektorale.
Trump kishte vënë në dyshim nënshtetësinë amerikane të Obama-s, duke premtuar se do të ‘çmontojë’ trashëgiminë e tij.
Gjatë fushatës, Obama tha se Trump “është i pakualifikuar” për postin e presidentit.
Të dy nuk janë takuar kurrë më parë.
Takimi zgjati 90 minuta dhe mund të kishte zgjatur edhe më shumë.
Pas takimit, Trump tha se Obama është një njeri shumë i mirë.
Ai tha se do punojë dhe do këshillohet me Obama-n në të ardhmen.
“Diskutuam për shumë gjëra, për situata të ndryshme- disa të mrekullueshme dhe disa të vështira”.
Kurse Obama tha se prioriteti i tij është që të sigurojë se presidenti i ardhshëm do jetë i suksesshëm.
“Jam shumë i inkurajuar nga interesi i presidentit të zgjedhur Trump për të punuar me ekipin tim për çështjet me të cilat përballet SHBA,” tha Obama.