Presidenti Obama ka telefonuar Donald Trump për t’ia uruar fitore dhe të dakordohen për procesin e tranzicionit të pushtetit që do të bëhet në muajin janar.
Obama gjithashtu ka folur përmes telefonit me Hillary Clintonin për t’i shprehur “admirimin e tij për fushatën e fuqishme që ajo kishte bërë përgjatë vendit”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë, transmeton arbresh.info.
Presidenti i tashëm ka ftuar presidentin e zgjedhur që të takohen të enjten në Shtëpinë e Bardhë të enjten për të diskutuar kalimin e pushtetit.
Trump do ta bëj betimin formal si presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara më 20 janar.