Dejan Joksimovic, agjenti i Milan Badelj, ka zbuluar se Milani është zgjedhja e parë për mesfushorin e Fiorentinës
Mesfushori i Fiorentinës, Milan Badelj ka një lajm të mirë për Milanin Agjenti i kroatit, Dejan Joksimovic ka bërë të ditur se Rossonerët janë zgjedhja e parë për ish anëtarin e Dinamo Zagrebit dhe Hamburgut.
“Milan është opsioni ynë i parë, por me ardhjen e pronarëve të rinj në klub nuk e di nëse edhe për ta Badelj do të jetë zgjedhja e parë”, ka deklaruar Joksimovic për MilanNews.
Badelj, i cili ka kontratë me Fiorentinën deri në vitin 2018, mund të blihet nga Milani për 15 milionë euro. /Express/



















