Clinton kryeson me 97 vota elektorale

E publikuar: 09/11/2016 03:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deri në këto momente kandidatja demokrate, Hillary Clinton, është duke triumfuar me 97 vota elektorale, kurse kundërkandidati i saj nga radhët e republikanëve, Donald Trump, ka 84 vota elektorale.

Vlen të ceket që po bëhet një luftë e ashpër në mes të këtyre kandidatëve në Floridë, ku fituesi merr 29 vota elektorale më shumë, transmeton Klan Kosova.

Për tu zgjedhur President i SHBA-së, një kandidat duhet që të ketë 270 vota elektorale.