Mustafa akuzon shtetin për vdekjen e Astrit Deharit

E publikuar: 08/11/2016 14:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Njëri nga njerëzit me ndikim të PDK-së, Rrustem Mustafa ka akuzuar shtetin për vdekjen e e Atstrit Deharit.

Ai në një shënim në Facebook ka theksuar se burgjet e Kosovës po udhëhiqen nga njerëz joprofesionistë.
Shënimi i plotë:

Astrit Dehari dhe shteti normal
Qendrat e paraburgimit dhe burgjet e Kosovës udhëheqen nga ekipe joprofesionale. Për më shumë, janë kampione të shkeljeve ligjore. Këtë e dinë zinxhiri menaxhues, prej të parit e deri te niveli më i lartë i shtetit. Astrit Dehari duhet të cilësohet martir i drejtësisë së dështuar në Kosovë. Duke njohur familjet e Astritit dhe të bashkëakuzuarve të tij, dyshoj thellësisht që ata të kenë pasur gisht në aktet për të cilat akuzohen. Shteti duhet tëreflektoj.
Astrit u prehshë në paqe.
Për mua je hero.
Ndër të parët që të trasoj fillesat e një shteti normal…