Babai i Astritit të ndjerë, Avni Dehari, gjatë ceremonisë komemorative për nder të djalit të tij Astrit Deharit, ka kërkuar që drejtësia për vdekjen e tij të vihet në vend.
“Fli i qetë se një ditë të gjitha këto do të bëhen realitet”, ka thënë babai i Astritit të ndjerë.
“Je i bindur Astrit se drejtësia, liria e plotë dhe ‘Vetëvendosje’ ëndërr shekullore e popullit tonë janë të gjalla, janë të forta dhe do të vazhdojnë deri në jetësimin e tyre. Fli i qetë se një ditë të gjitha këto do të bëhen realitet”, ka thënë babai i Astritit. /GazetaExpress/

















