Zëvendëskryeministri i parë i Serbisë dhe ministri i saj i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq, ka reaguar ndaj deklaratës së djeshme të ambasadorit gjerman në Beograd Axel Dittmann i cili kishte thënë se në fund të bisedimeve me BE-në, Serbia duhet të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën, transmeton Koha.net.
“Kushtet dhe kërkesat e Gjermanisë tash e disa vite përmenden si pengesa kryesore në rrugën e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Europian”, citon gazeta Veçernje Novosti të ketë thënë Daçiq.
Ai ka shtuar se në vitin 2012, deputeti gjerman Andreas Schockenhof në Beograd kishte paraqitur kërkesat e njohura ndër të cilat ka qenë edhe marrëveshja e nënshkruar detyruese juridike për marrëdhëniet reciproke të fqinjësisë së mirë ndërmjet Serbisë e Kosovës që duhet nënshkruar në fund të bisedimeve Serbi – BE.
Kjo marrëveshje përmendet edhe në deklaratën e Bundestagut që është miratuar vjet.
















