Organizata për mbrojtjen e të drejtave të studentëve ‘Demokracia Studentore’ ka reaguar përmes një komunikate për media për vdekjen tragjike të studentit Astrit Dehari.
Ata përmes kësaj komunikate i shprehin ngushëllime familjes Dehari, ndërsa gjithashtu shprehen se kjo vdekje është e dyshimtë dhe dikush duhet dhënë llogari për këtë.
Kryetari i organizatës Demokracia Studentore, Mexhid Ramusa shprehet “Vdekja në rrethana të dyshimta e studentit Astrit Dehari është shumë e rëndë si për familjen Dehari ashtu edhe për shoqërinë dhe çdo qytetar të Republikës së Kosovës. Ndiejmë keqardhje për këtë vdekje e cila nuk ishte e rastësishme, por dyshojmë se ishte me planifikim. Në emër të të gjithë studentëve u shprehim ngushëllime familjes Dehari, dhe njëkohësisht kërkojmë llogari nga institucionet shtetërore për këtë rast“.

















