Vorbulla e polemikave të post Partizani-Skënderbeu për gjykimin, policinë, tifozët e ndeshjen eklipsoi një detaj që tani merr një rëndësi të vecantë. Ajo përplasje me Torasën i ka kushtuar jo pak Kristi Vangjelit. Mbrojtësi korcar shpjegon pasojat që i ka lënë ai kontrast që e ka detyruar të niset drejt Selanikut ku ndodhet aktualisht në një nga klinikat më të mira aty për vizita të specializuara mjekësore.
“Gjatë përplasjes me Torasën, me gjurin e tij më ka shkaktuar një carje jo dhe aq të madhe në pjesën e ballit, por problemi më i madh është se pjesa mbrapa kokës në qafë është tronditur jashtë mase, këto dy tre ditë kam pasur dhimbje të tmerrshme dhe për këtë arsye jam nisur drejt Selanikut për të mësuar dicka më shumë”.
Në Selanik i kanë dhënë të njëjtën diagnozë si në Tiranë, një shembje në pjesën e majtë të qafës që do ta lërë Vangjelin të paktën 10 ditë jashtë fushe.
“Shembja e qafës në krahun e majtë është një problem i madh që shkakton dhimbje dhe brenda javës apo 10 ditë nuk duhet të nxitohem të bëj stërvitje apo të vrapoj, duhet ta kuroj me terapi që të kem shërim të shpejtë, pasi nëse nuk bëj terapinë e duhur mund të më shkaktojë probleme në ndeshjen e ardhshme nga ndonjë goditje në kokë”.
Momentalisht nuk mund të jepet një kohë e saktë mbi afatet e rikuperimit pasi gjithcka varet nga evolimi i situatës, megjithëse Kristi shpreson të kthehet para 3 javëve në dispozicion të Skënderbeut.
“Doktori më tha që brenda 6-7 ditëve nuk duhet të lëviz fare dhe të mos bëj as vrapimin më të vogël, duke parë si do eci me terapinë pastaj dp më thonë se si mund të reagoj më ushtrime apo me vrapim të lehtë”.
Momenti njerëzor, thënë më shqip, shëndeti në të tilla raste është më i rëndësishmi, por Vangjeli ka një mesazh dhe për skeptikët mbi potencialin e Skënderbeut, duke preferuar të mos fshihet pas gishtit.
“Me thënë të drejtën kemi pasur disa probleme, nuk është ai Skënderbe që prodhon atë lojë që ka zhvilluar vitin e kaluar, por nuk e besojs e Skënderbeu nuk e meriton të jetë aty ku është. Ka shumë lojtarë të mirë, në disa ndeshje kemi prodhuar lojëra të mira dhe kemi fituar, shpresoj që në takimet e ardhshme të përmirësojmë cdo gjë në këtë aspekt, dhe të arrijmë aty ku duam, me ekipin në majë me atë lojë që vetëm ne dimë ta bëjmë, duke i bindur të gjithë se Skënderbeu është ai që ka qenë gjithmonë”.

















